MENU
klinika

Drejtori Sportiv i Lazios

Tare “ngre stekën”: Këtë sezon për Champions

26.08.2022 - 21:51

Igli Tare mendon se Lazio e këtij sezoni është ndërtuar për të bërë një hap më shumë, që do të thotë për të hyrë mes katër ekipeve më të mira në Itali e siguruar Ligën e Kampioneve.

Në fjalët e tij para duelit mes Lazios dhe Interit, ai ka treguar objektivin e qartë për të cilin bardhekaltrit kishin bërë ndërhyrje të rëndësishme në merkato.

“Hapi që bëmë ka të bëjë me objektivat. Kemi bërë një merkato të rëndësishme, që në fillim kemi sulmuar gjithçka që duhej për të rritur nivelin e kërkesës dhe që të krijohej empati dhe entuziazëm si jashtë, ashtu edhe brenda ekipit.

Kjo po ndodh duke shpresuar që të bëjmë një paraqitje të mirë dhe të fitojmë ndaj skuadrës më të rëndësishme të kampionatit. Mendoj se Interi është favorite për titullin kampion.

Mendoj se e mira nuk ka fund. Kemi ndërruar thuajse 15 lojtarë në një vit diellor. Është më shumë se e mjaftueshme për të patur ekipin perfekt. Kemi folur në verën e kaluar kur kemi filluar këtë rrugëtim, tani duhet të jemi të përqendruar pasi duhet të arrijmë një objektiv të rëndësishëm si Liga e Kampioneve dhe duhet të japim të gjithë diçka më shumë.

Mendoj se është i drejtë ky strat me të rinjtë pasi duhet të ambientohen dhe në fillim duhet marrë koha e duhur duke shpresuar që të jenë të shpejtë. Në të njëjtën kohë, do të fillojnë javët ‘angleze’ ku çdo tre ditë do të duhet të bëjmë rotacion dhe të gjithë duhet të jenë në gjendje që të rritin nivelin e tyre.

Empatia me publikun është objektivi ynë, kemi folur gjatë në klub që të krijohet kjo atmosferë. Jemi të kënaqur dhe të lumtur por në të njëjtën kohë duhet të jemi të aftë që të çojmë topin në rrjetë pasi të fitosh ndihmon dhe publiku do të jetë thelbësor.

Mbrojtësi i majtë? Nuk di si të përgjigjem. E vetmja gjë që mund të them është se derisa merkato është e hapur, mund të ndodhë gjithçka. Nuk di të them nëse do të vijë apo jo, pasi janë ende shumë gjëra për t’u zgjidhur”, tha Tare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I jep dritën jeshile menaxherit

Cristiano Ronaldo pranon të kalojë te Napoli