MENU
klinika

I jep dritën jeshile menaxherit

Cristiano Ronaldo pranon të kalojë te Napoli

26.08.2022 - 17:46

Sot në mëngjes të gjithë mediat sportive kryefjalë kishin një kalim të mundshëm të Cristiano Ronaldos te Napoli, me Manchester United që tashmë gati të bëjë çdo gjë për ta larguar, pavarësisht me “dhimbjes” së pagës së lartë, që detyrohet të paguajë.

Burime pranë futbollistit zbulojnë se Ronaldo e ka përqafuar menjëherë idenë e transferimit te Napoli dhe i ka dhënë dritën jeshile menaxherit Mendes ta kryejë me sukses këtë operacion.

Napoli nuk kërkon ta blejë Ronaldon, por ta huazojë, kjo jo për koston e blerjes nga United, por nga paga e lartë. Nga 23 milionë euro që merr portugezi, të kaltrit do të paguajnë rreth 5 mln, ndërsa pjesa e tjetër do të mbulohet nga klubi anglez.

Rikthimi në Serie A pritet ta bëjë edhe më interesant garën në këtë kampionat. Tifozët napolitanë duken të ekzaltuar nga ky lajm, ndryshe nga ata madrilenë (Atletico) që ishin kundër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN