MENU
klinika

Operacioni i merkatos

United me ofertë për yllin nigerian, Ronaldo drejt Serie A

26.08.2022 - 11:49

C.Ronaldo po kalon periudhën më të vështirë në karrierën e tij, kurrë më parë CR7 nuk e kishte parë veten jashtë projektit të një klubi apo jashtë Champions League.

Ylli portugez e ka të vështirë të pranojë një status të tillë, pavarësisht moshës, por me sa duket agjenti i tij Jorge Mendes është gati ti plotësojë dëshirën për tu larguar nga “Old Traford”.

Ditët e fundit të merkatos mund të rezervojnë një lëvizje të bujshme pasi Mendes ka gjetur akordin në parim për transferimin e C.Ronaldo-s te Napoli. Në fillim kjo dukej si një pistë imagjinare, praktikisht siç ishte në kohën kur u transferua nga Real Madrid te Juventus.

Për të bërë realitet një transferim të tillë shkruan Tuttosport, në lojë futet Vicktor Osimhen, nigeriani është çelësi kryesor. Agjenti i tij Roberto Calenda është vënë në dijeni nga Napoli se për Osimhen ka një interesim të fortë nga Man.United, në fakt nuk është një sekret pasi “djajtë e kuq” e kanë kërkuar edhe më herët.

Man.United do të derdhë në arkat e Napolit 100 milionë euro, shumë që do ta paguajnë me tre këste, ndërsa lojtari do të përfitojë 10 milionë euro në sezon. Drejtuesit e United kërkonin të përfshinin në tratativë edhe Ronaldo-n për të ulur kostot, por kjo pikë është refuzuar në mënyrë të prerë.

Përballë një fakti të tillë, drejtuesit e United kanë vendosur të lënë të lirë Ronaldo-n, të largohet në formë huazimi, më pas në përfundim të këtij sezoni të vendos si një lojtar i lirë se ku do të vijojë karrierën. United do të paguajë 75% të pagës së lojtarit i cili përfiton 23,5 milionë euro në sezon, ky ishte një kusht për të lënë të lirë Osimhen.