MENU
klinika

Presidenti i UFC

White sqaron për duelin McGregor-Mayweather

02.08.2022 - 11:45

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka folur për herë të parë pas zërave të ditëve të fundit se Conor McGregor dhe Floyd Mayweather janë pranë marrëveshjes për një revansh vitin e ardhshëm në sportin e boksit.

Numri 1 i arteve marciale mikse ka hedhur poshtë çdo hamendësim, me një batutë. “Gjithçka që thuhet në rrjetet sociale dhe media janë gënjeshtra, budallallëqe. Ata dy djem po flasin çfarë kanë dëshirë në rrjetet sociale dhe ju i besoni. Gjithçka që shkruhet janë thjesht gjepura”, u shpreh Dana White.

Presidenti i UFC-së pret që irlandezi të rikthehet në kafaz në fund të këtij viti ose në fillimin e vitit të ardhshëm pas 18 muajsh pushim. “The Notorius” u dëmtua dhe operua në këmbë pas humbjes së triologjisë me Dustin Poirier.

Kreu i UFC-së duket se është fokusuar në gjetjen e një rivali për McGregor në kafaz për rikthimin e tij dhe nuk ka asnjë interes në këtë revansh. Deri më tani janë përmendur shumë emra, por nuk ka asgjë konkrete në lidhje me rivalin e irlandezit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN