MENU
klinika

Nga fillimi në fund

Xhensila tregoi prapaskenat e koncertit të Noizy-t

21.08.2022 - 10:16

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ishte një ndër të ftuarat e koncertit të Noizy-t “Alpha Show”, që u mbajt në shesh në mes të Tiranës.

Madje, ajo ishte ndër artistet që u ngjitën të parët në skenë për të nisur koncertin.

Të gjitha emocionet e bukura të prapaskenës, skenës dhe afterparty-t, Xhensila ka vendosur t’i ndajë në Youtube.

Ajo tregoi “rrëmujën” teksa bënte grimin, rregullonte flokët e zgjidhte veshjen për koncertin.

Xhensila tregoi se në fakt kishte porositur tre veshje nga tre stiliste të ndryshme, mirëpo asnjëra s’i kishte pëlqyer mjaftueshëm. Kështu, në moment të fundit këngëtarja zgjodhi rrobat që kishte veshur grimierja e saj Elona gjatë gjithë ditës në punë.

Në fakt s’bëri gabim, sepse i shkonin dhe dukej sportive dhe seksi njëkohësisht.

Këtë verë, Xhensila dhe Noizy erdhën me një super bashkëpunim që u titullua “Edhe një natë”.

Kënga ka vetëm një muaj që është publikuar, por deri tani ka arritur 14 milion shikime në Youtube. Është tepër ritmike e dëgjohet kudo: në club-e, lounge, pishina, nëpër makina në rrugë, ku të jetë e mundur.

Ky ishte bashkëpunimi i parë i dy këngëtarëve. Me siguri pas këtij suksesi, të dy mund ta kenë menduar të rikthehen me të tjera projekte së bashku, pse jo!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Koncerti më i madh i hiphop-it në Shqipëri"

Koncerti i Noizy-t, zbulohen artistët që do të performojnë

U ndërpre energjia elektrike për disa minuta

Gjendet “fajtori” që la në terr koncertin e Noizy-t


Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë