Cilët janë dhjetë aktorët e famshëm, me të cilët, askush nuk dëshiron të punojë?
“Nuk ka gjeni të madh, pa një dozë çmendurie”. Fraza e famshme e shkruar shekuj më parë nga Aristoteli, është natyra e përsosur e aktorëve: kaq shumë talent, por edhe kaq shumë pamaturi. Po japim renditjen speciale të 10 aktorëve, me të cilët, nuk dëshiron të punojë askush, për shkak të sjelljes së papërshtatshme gjatë xhirimeve!/Konica.al
Dastin Hofman (Dustin Hoffman)
Dastin Hofman njihet për refuzimin e roleve në filma të tillë si “Lista e Shindlerit” dhe “Takimet e ngushta të llojit të tretë” gjatë karrierës së tij, po edhe për bashkëpunimin me Federiko Felinin, Vudi Alenin dhe Ingmar Bergmanin. Sikurse dihet, ai pati zënka të shumta me regjisorin e
Tootsie, Sidnej Polak në xhirimet e filmit dhe gjithashtu kërkoi kontroll të plotë krijues mbi filmin përpara se Çarls Evans të shkruante skenarin dhe gjithashtu të bëhej producent. Mbi të gjitha, ai e goditi vërtet Meril Strip gjatë xhirimeve “Kramer vs Kramer” për të marrë reagimin e
duhur prej saj.
Si mendoni, a mund të jetë apo jo, një aktor i vërtetë, ai me të cilin askush nuk dëshiron të punojë?
Lindsi Lohan (Lindsay Lohan)
Pa dyshim, Lindsi Lohan është një nga 10 aktorët, me të cilët askush nuk dëshiron të punojë. Dihet që aktorja ndër vite ka pasur probleme me ligjin, sidomos për krimet që lidhen me përdorimin e alkoolit dhe drogës. Për shkak të disa rehabilitimeve, karriera e saj në botën e kinemasë nuk njohu kurrë ngjitje. Përveç kësaj, në disa raste, Lohan ka mbërritur me vonesë në xhirimet e disa filmave, po edhe me batuta të pamësuara.
Brus Uillis (Bruce Willis)
Ndonëse para disa muajve njoftoi, se do të tërhiqej nga aktrimi për shkak të sëmundjes, Brus Uillis nuk ka qenë nga ata aktorë me të cilin mund të punoje lehtësisht gjatë karrierës së tij. Regjisori Kevin Smith e quajti “shumë arrogant” dhe nuk është më një fans i tij për shkak të sjelljes së dyshimtë që ai ka.
Xhulia Roberts (Julia Roberts)
Po, mes aktorëve me të cilët askush nuk dëshiron të punojë, është edhe emri i shkëlqyer i Xhulia Roberts. Aktorja, fituesja e çmimit Oskar me “Erin Brockoviç”, shkaktoi disa telashe gjatë xhirimeve të filmit “Hook- Kapiten Gremçi”, një film i vitit 1991 me regji të Stivën Spilberg. Sipas raportimeve, gjatë xhirimeve ka pasur debate të shumta mes saj dhe regjisorit më të famshëm të Hollivudit. Ndoshta nuk është rastësi, që ata të dy nuk kanë punuar më kurrë bashkë…
Xhene Heikman (Gene Hackman)
Tërhequr nga skena në vitin 2008, Xhene Heikman, gjatë gjithë karrierës është bërë protagonist i sjelljeve vërtet të papërshtatshme në xhirimet e disa filmave. Episodi më i njohur është ai që ndodhi gjatë xhirimeve të “Tenenbaumi”, një film i vitit 2001 me regji të Ues Andersonit. Aktori papritmas sulmoi regjisorin, duke i thënë: “Ngri pantallonat dhe sillu si burrë”./Konica.al
Katerin Hejgl (Katherine Heigl)
Katerinë Heigl etiketohet nga Hollivudi si joprofesioniste, si rrjedhojë është shkëputur nga kinemaja, duke iu bashkuar radhëve të aktorëve me të cilët askush nuk dëshiron të punojë. Në të vërtetë, aktorja ka kritikuar hapur disa projekte, pjesë e së cilëve ka qenë edhe vetë. Një veprim, pa dyshim, jo shumë i zgjuar…
Sharon Stone
Me rolin e Katerinë Tremëll në “Basic Instinct”, miliona burra në mbarë botën, lanë kokën pas saj, por Sharon Stone ka sosur durimin e shumë prej kolegëve gjatë karrierës së saj. Arsyeja? Shumë e thjeshtë: për shkak të karakterit të saj mbizotërues!
Rasëll Krou (Russell Crowe)
Rasëll Krou njihet për jetën jo idilike jashtë xhirimeve. Aq sa në vitin 2005, në Nju Jork u arrestua për sulm pasi goditi me telefon në fytyrë një punonjës të hotelit ku po qëndronte. Por ky nuk është i vetmi episod që vlen të përmendet. Në xhirimet e filmit “Gladiatori”, aktori kërcënoi
të vriste producentin e filmit, sepse mësoi se asistentët e tij nuk po merrnin pagat e duhura.
Gyinet Paltrou (Gwyneth Paltrow)
Pavarësisht sharmit të saj, edhe Gyinet Paltrou është një aktore e vështirë për të punuar. Gjithçka lidhet me fiksimin e saj të sëmurë për pastrimin. Aktorja u kërkon ndihmësve të pastrojnë çdo vend me të cilin ajo bie në kontakt, për të mos u infektuar me mikrobe.
Eduard Norton
Emri i fundit i kësaj renditjeje speciale është ai i Eduard Norton. Në fakt, aktori është një maniak i kontrollit. Njihet për drejtimin e shumë prej filmave të tij, përfshi “Historia amerikane X” dhe “Hulku i pamposhtur”./Konica.al