02.09.2022 - 13:55
Dje ishte dita e fundit e afatit kalimtar të verës në futboll në top-ligat evropiane. Shumë transferime interesante ndodhën, por asnjëri prej tyre nuk e kaloi shifrën e 100 milionë eurove, siç ka ndodhur rëndom verave tjera.
Transferimi më i shtrenjtë ishte ai i Antony nga Ajax, i cili iu bashkua Manchester United për shumën e 95 milionë eurove. Pas tij vijnë Fofana te Chelsea me 80.4 milionë dhe Tchouameni te Real Madrid për 80 milionë.
Top-10 e plotësojnë Nunez 75 milionë, Casemiro 70.65 milionë, Aleksander Isak 70 milionë, De Ligt 67 milionë, Cucurella 65.3 milionë, Haaland 60 milionë dhe Richarlison 58 milionë euro.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
A do pranojë Ronaldo?
Merkato u mbyll, Turqia destinacioni i vetëm për CR7
Blerjet në merkato