MENU
klinika

Blerjet në merkato

Premier League shpenzoi sa 4 ligat e tjera të mëdha

02.09.2022 - 13:49

Dje ishte dita e fundit e afatit kalimtar veror, e që pati mjaft zhvillime. Shumë transferime u kryen pikërisht në ditën e fundit, edhe më shumë gjatë tërë verës.

Sipas Miguel Delaney, ekipet e Premier League shpenzuan 1.9 miliardë euro gjatë këtij afati kalimtar. Kjo është gati e barabartë me ekipet nga katër ligat e mëdha evropiane, Bundesliga, Ligue 1, La Liga dhe Serie A.

Së bashku, ekipet e këtyre katër ligave shpenzuan 1.97 miliardë euro. Një fenomen që u vu re gjatë kësaj vere ishte që shumë yje nga La Liga zgjodhën të kalojnë në Premier League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN