Njëherë e një kohë ishte e mundur të monitoroje çdo lloj informacioni që gjendej online rreth teje. Sot, me gjithë ndryshimet dhe dinamizmin e internetit informacioni personal jo vetëm që është lehtësisht i aksesueshëm, por edhe i vështirë për t’u hequr.
Nëse shpesh e kapni veten duke pyetur sesi mund të fshini gjithçka rreth jush nga interneti, s’jeni të vetmit. Sipas një sondazhi të bërë në 2022-shin, 55% e amerikanëve shprehën dëshirën për të hequr nga bota virtuale çdo të dhënë personale, kurse 42% të tjera ishin të frikësuar se mos ky informacion keqpërdorej nga hackerat.
Ç’duhet të dini për të fshirë të dhënat personale?
1. Fillimisht google-oni veten
Hapi i parë është të dini se ç’lloj informacioni ekziston për ty. Kur ndani diçka online, ti nuk ke më kontroll mbi atë të dhënë, prandaj fillimisht duhet të kërkoni në Google për të parë çfarë fotosh dhe informacionesh gjenden rreth jush.
2. Fshini, ç’aktivizoni dhe pastroni
Sapo ta keni identifikuar informacionin që gjendet, hiqni çdo lloj të dhëne duke fshirë apo duke ç’aktivizuar çdo lloj llogarie. Do t’ju duhet të fshini profilet e rrjeteve sociale dhe nëse nuk doni të lini asnjë shenjë, fshini gjithë llogaritë që përdorni kur bëni shopping, llogaritë e date-ve apo të tjera si Skype apo Dropbox. Kini parasysh që do të duhet pak kohë derisa të dhënat të fshihen plotësisht nga bota online.
3. Hiqni dorë nga ndërmjetësit e të dhënave
E kemi fjalën për faqe të organizatave të ndryshme që mund të përdorin informacionet tuaja për t’jua shitur palëve të treta. Për shembull, kur keni kërkuar për veten në Google mund t’ju kenë dalë rezultate nga faqe të tjera që s’kanë lidhje drejtpërdrejt me ju.
Burimi: Huffington Post