MENU
klinika

Shkëmbimi i të burgosurve të luftës

A do të vazhdojë Turqia të ndërmjetësojë paqen mes Rusisë dhe Ukrainës

22.09.2022 - 18:44

Duke përshëndetur shkëmbimin e të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës, presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, ka deklaruar se Ankaraja do të vazhdojë përpjekjet e saj për të siguruar paqen midis dy vendeve.

“Përpjekjet tona për të vendosur paqen midis Rusisë dhe Ukrainës vazhdojnë. Falënderoj Putin-in dhe Zelenskyy-n që mundësuan shkëmbimin e të burgosurve. Ky zhvillim na bëri shumë të lumtur”, u shpreh Presidenti Erdogan në një prononcim për gazetarët në New York.

Komentet e presidentit Erdoğan erdhën menjëherë pasi Rusia dhe Ukraina shkëmbyen 200 ushtarë të kapur rob, si rezultat i ndërmjetësimit të Turqisë dhe përpjekjeve diplomatike të kryera me liderët e dy vendeve.

“Turqia tani ka marrë rezultatin e besimit të saj në fuqinë e dialogut dhe diplomacisë me këtë shkëmbim të të burgosurve”, shtoi ai.

Presidenti turk njoftoi se do të zhvillojë telefonata me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, sapo të kthehet nga SHBA-ja, ku mbajti fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) në Neë York.

Ai shtoi se OKB-ja duhet të marrë iniciativën dhe të bëjë më shumë përpjekje për të zgjidhur konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Fatkeqësisht, OKB-ja nuk mundi t’i japë fund luftës, nuk mundi të ndalojë gjakderdhjen, as nuk mundi të gjejë një zgjidhje për krizat energjetike dhe ushqimore që u shfaqën si rezultat i luftës. Përpjekjet e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për formimin e korridorit të drithërave për këtë çështje e kanë qetësuar disi OKB-në, por nuk ka dyshim se duhet të bëhen më shumë përpjekje për t’i dhënë fund luftës”, tha Erdogan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti Erdogan thirrje Putinit

“Rikthe Krimenë tek pronarët e ligjshëm!”