MENU
klinika

Kërcënimet bërthamore

A po e merr më në fund Perëndimi seriozisht Putinin?

29.09.2022 - 20:00

Udhëheqësit perëndimorë janë të frikësuar se Vladimir Putin po planifikon një sulm bërthamor vdekjeprurës ose një sulm ndaj interesave europiane, duke përshkallëzuar kështu  luftën në Ukrainë, shkruan Daily Mail.

Sipas inteligjencës britanike dhe amerikane, presidenti rus po përgatit një sulm që do ta kthejë luftën në favor të tij pasi ka kuptuar se lufta ishte një gabim kolosal.

Kjo vjen pasi Ambasada e SHBA-së në Moskë po u kërkon qytetarëve të largohen nga Rusia mes frikës se qytetarët me  dy nënshtetësi mund t’iu kërkohet për të marrë pjesë në luftën kundër Ukrainës

Ambasada paralajmëroi gjithashtu se largimi nga Rusia është bërë gjithnjë e më i vështirë për shkak të fluksit të fluturimeve dhe mbylljes së kufijve. Putini mendohet se po planifikon aneksimin e katër rajoneve që thuhet se kanë votuar me shumicë dërrmuese për t’u bashkuar me Rusinë pas referendumeve të rreme.

Votimi  u zhvillua gjatë pesë ditëve në katër zonat – Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson që përbëjnë rreth 15 për qind të territorit ukrainas. Por ka pasuer shqetësime se Putini po planifikon një sulm bërthamor në perëndim të rajoneve që do të krijonte një zonë të “vdekur” nga rrezatimi dhe do të ndalonte kundërsulmimet e deritanishme të suksesshme të Ukrainës.

Gjithashtu ekziston frika se Rusia po përgatit një goditje ndaj interesave perëndimore, siç janë kabllot e komunikimit nënujor. Zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar besojnë se Putini, si dhe popullata ruse, tani e kanë kuptuar se lufta ishte një ‘gabim kolosal’.

Putin javën e kaluar njoftoi se do të mobilizonte 300,000 rezeviste për të luftuar kundër Ukrainës, duke shkaktuar kaos në qendrat e rekrutimit, aeroporte dhe kufijtë tokësorë.

Por trupat ruse janë dislokuar pranë kufirit me Gjeorgjinë këtë javë, ndërsa Kremlini po përpiqet të zhdukë thashethemet se do të vendoset ligji ushtarak dhe do të ndalohet largimi i njerëzve në mënyrë që të mos rekrutohen në ushtri.

Ndërkohë, liderët perëndimorë kanë fajësuar Rusinë për sabotimin e ‘qëllimshëm’, pasi tubacioni Nordsteam pësoi një dëmtim të paprecedentë në Suedi. Kremlini ka mohuar çdo përfshirje, duke e hedhur  poshtë akuzat, të cilat i ka quajtur një marrëzi.

Por Rusia ka kapacitetin për të kryer një sulm të tillë. Putin ka flotën më të madhe në botë të nëndetëseve, duke përfshirë një  Belgorod  që ishte projektuar posaçërisht për të sulmuar kabllot nënujore dhe ka qasje të lehtë në Balltik nëpërmjet Kaliningradit dhe Shën Petersberg, ku ndodhet edhe flota e dronëve nënujorë, raporton abcnews.al.

Putinit po i mbarojnë me shpejtësi opsionet, ai duhet t’i japë fund konfliktit, duke marrë sigurisht ato që ka kërkuar.

“Në këtë kontekst, nëse Nord Stream ishte vërtet në shënjestër nga Moska, atëherë ne nuk mund të shmangim faktin se Putin është duke u përgatitur për një luftë globale, në të cilën furnizimi me gaz në Europë do të ndihmonte drejtpërdrejt armikun e tij”, sipas ekspertit Stepan Stepanenko.