MENU
klinika

Emri i veçantë

Adriana Lima sjell në jetë, fëmijën e tretë

06.09.2022 - 10:10

Modelja braziliane Adriana Lima është bërë sërish nënë! Bukuroshja 41-vjeçare ka sjellë në jetë djalin, të cilin ka vendosur që ta quajë Cyan.

Ka qenë vetë ajo që ka publikuar një foto të syrit të djalit të saj, ku edhe ka shpjeguar domethënien e emrit të së birit.

Jo vetëm kaq por ajo i uron mirëseardhjen bebes së saj në këtë jetë.

“Cyan është ngjyra midis jeshiles dhe blusë në spektrin e dukshëm të dritës. Cyan është ngjyra e ujërave të Bora Bora dhe Maldive. Cyan tani është ngjyra jonë e preferuar… ngjyra e syve të djalit tonë. Mirë se erdhe në këtë botë Cyan Lima Lemmer”, shkruan supermodelja me famë botërore, Adriana Lima.

Adriana Lima eci në pasarelën e Victoria’s Secret në vitin 1999. Që asokohe, ajo është cilësuar si një ikonë e bukurisë dhe e pasarelave të modës.

Për sa i përket jetës së saj profesionale, kujtojmë se para 4 vitesh, Lima kishte sfilatën e fundit për Victoria’s Secret.

Supermodelja uli krahët dhe u largua nga sfilata që i dha emër dhe e bëri atë të njohur në mbarë botën.

Organizatorët i bënë asaj një surprizë të veçantë duke shfaqur një video-montazh të klipeve nga momentet e përvitshme të Victoria’s Secret. Videoja përfundoi me një mesazh “faleminderit” përpara se skena të errësohej dhe Lima të shfaqej në pasarelë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat