22.09.2022 - 11:19
Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka dhënë një prononcim të shkurtër për gazetarët sot pas një konferencë për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
Ambasadorja Kim deklaroi mbështetjen për “Ballkanin e Hapur”.
“Ne mbështesim të drejtën e vendeve të Ballkanit Perëndimor që të jenë të integruar në Europë dhe të integruar mes vetes.
Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjithë përpjekjet, përfshirë dhe Ballkanin e Hapur, në mënyrë që të jenë konseguente dhe të kontribuojnë për procesin e integrimit që ndiqet nga BE dhe që janë të hapur për 6 vendet”, deklaroi ambasadorja Kim.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Duhet marrëveshje për Kushtetutën që qeveria..."
Ambasadori i BE, mesazh Ramës një ditë para 30 korrikut
Nga Mentor Nazarko
“Zjarri” i Berishës kundër Kimit, por jo vetëm!
Nga Spartak Ngjela