Mijëra qytetarë pritet të dalin në rrugët e Skocisë ditën e sotme, teksa arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth do të dërgohet nga Balmoral në Edinburg.
Gjashtë persona do ta ngrenë atë në një makinë funerale në orën 10:00 për të nisur udhëtimin e radhës që pritet të zgjasë rreth gjashtë orë.
Ajo do të vendoset në Holyroodhouse të Edinburgut, rezidenca zyrtare skoceze e monarkut për të lejuar stafin të bëjnë nderimet e tyre.
Publiku do të ketë mundësinë e parë për të parë arkivolin të hënën kur ai të zhvendoset në Katedralen St Giles të qytetit.
Udhëtimi i sotëm kalon në disa nga fshatrat që mbretëresha i donte aq shumë për të mbërritur në Aberdeen rreth orës 11:20 të paradites dhe për të lëvizur më pas në periferi të qytetit.
Kortezhi do të mbërrijë në Dundee rreth orës 14:00 dhe më pas do të niset drejt Perthit përpara se të futet në autostradën M90.
Turmat më të mëdha ka të ngjarë të mblidhen në Edinburg ku itinerari do të kalojë në Royal Mile, zona kryesore turistike e qytetit, rreth orës 16:00.
Arkivoli do të vendoset për të qëndruar gjatë natës në dhomën e Fronit në Holyroodhouse, përpara se Mbreti dhe bashkëshortja e tij të bashkohen drejt katedrales të hënën pasdite.
Salla do të jetë e hapur në orën 17:00 të së hënës por qytetarët janë paralajmëruar për pritje të gjata dhe fotografimi si dhe regjistrimi do të jenë rreptësisht të ndaluara.