MENU
klinika

Analiza

Beteja e vërtetë e Ukrainës nuk është Khersoni!

09.09.2022 - 13:15

Pak më shumë se një javë pas fillimit të saj, kundërofensiva ukrainase në rajonin Kherson nuk ka shkaktuar ndonjë zhvendosje të mëdha të vijës së fronti të luftës. Ditët e fundit, luftime të ashpra janë zhvilluar në Novovorontsovka, Vysokopillya dhe Arkhangelske në veri, në Suvkhyi Stavok në pjesën qendrore, dhe në Posad-Pokrovske dhe Oleksandrivka në pjesën jugore të provincës së pushtuar.

Por situata është e paqëndrueshme dhe evoluon vazhdimisht. Rusët pretendojnë se janë rikthyer në Kostroma, ndërsa ushtria ukrainase po sulmon gjithashtu në zonat Schmidtovo, Ternovye Pody, Zedyony, Kiselyovka. Por me sa duket deri tani pa ndonjë sukses.

Më 3 shtator u godit dhe u shkatërrua nga zjarri i artilerisë ukrainase ura e digës Nova Kakhova, duke e bërë akoma më të vështirë furnizimin e trupave ruse në këtë zonë. Ushtria ukrainase po ushtron shumë presion atje, duke përfituar nga situata e krijuar nga ndërprerja e asaj linje komunikimi.

Për më tepër në Kiev kanë mbërritur shenja të rëndësishme, që flasin për vështirësinë e furnizimit me municione të ushtrinë ruse. Shtabi i Përgjithshëm i Moskës po grumbullon forca për të përforcuar frontin në rajonin Kherson, duke e (ri)formuar Korpusin e Tretë të Ushtrisë.

Por për të do të jetë shumë e vështirë të arrijë shpejt në vijën e frontit, për shkak të aktivitetit të madh bombardues nga ukrainasit mbi urat jetike që kalojnë mbi lumin Dnieper. Besohet se atyre u mungojnë predha e kalibrit 122 mm janë, pasi ato janë përdorur rrallë ditët e fundit.

Nga halli rusët po përdorin artilerinë e vjetër D-20 të kalibrit152 mm, prodhuar që në vitet 1950 në Bashkimin Sovjetik. Gjithsesi të dhëna të tilla nuk janë 100 për qind të sigurta. Por një konfirmim i mundshëm i vështirësisë që po has ushtria ruse, vjen nga lajmi se Moska po blen raketa dhe predha artilerie nga Koreja e Veriut.

Sipas Associated Press, një zyrtar amerikan i paidentifikuar e informoi të hënën gazetën amerikane New York Times, se Moska po i drejtohet Phenianit për municione. Kjo tregon se “ushtria ruse vazhdon të vuajë nga mungesa të mëdha të furnizimit, pjesërisht për shkak të sanksioneve dhe kontrolleve të eksportit”,.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane, besojnë se në të ardhmen rusët mund të synojnë të blejnë pajisje shtesë ushtarake të Koresë së Veriut në të ardhmen, për t’ia shtuar atyre të blera tashmë nga Irani, dhe të përbërë nga dronët luftarake të serive Mohajer-6 dhe Shahed.

Në Donbas, rusët kanë pësuar një kundërsulm ukrainas pranë Soledar, teksa duket se forcat e Moskës e rimorën iniciativën në drejtim të Yakovlevka dhe Seversk, por po përparojnë shumë ngadalë.

Ndërkohë vazhdojnë bombardimet në veri, ku raportohen shpërthime brenda dhe përreth qytetit Kharkiv. Prandaj në nivelin taktik, iniciativa ka kaluar përgjithësisht në duart e ukrainasve, që megjithatë nuk po arrijnë ende rezultate të rëndësishme.

Kundërsulmi në Kherson, po merr formën e një sërë sulmesh të kujdesshme në disa sektorë të frontit, por me bombardime të forta nga pala ruse që e pasojnë atë. Prandaj, jemi më shumë përballë një kundërsulmi taktik, sesa një kundërsulmi të vërtetë në shkallë të gjerë, që synon të shkatërrojë linjat ruse dhe t’i gozhdojë ato në vend, me synim shterimin e potencialin luftarak të Moskës, që me sa duket, është harxhuar shumë në gjithë këto muaj të konfliktit.

Nga këndvështrimi i fundit, përdorimi i sistemeve raketore të mbrojtjes ajrore S-300 për sulmet tokësore – një mundësi reale, por që nuk ka saktësinë e duhur – do të tregonte vështirësinë e Rusisë në sigurimin e furnizimeve me armët e nevojshme për të mbështetur me efektivitet përparimin e mëtejshëm në territorin ukrainas.

Ndërkaq është vënë re zvogëlimi i frekuencës së lëshimeve të raketave hipersonike Kinzhal, të cilat nuk janë parë në veprim prej disa javësh, si dhe të raketave që lëshohen nga luftanijet, Kalibr, të cilat gjithsesi lëshohen në shumicë kur përdoren, në një përpjekje për çoroditur sistemin anti-raketor të Ukrainës.

Kundërofensiva ndaj Kherson nuk mund të përkufizohet si e tillë, edhe për arsye që lidhen me zinxhirin komandues ukrainas. Siç na e kujton koloneli i ushtrisë italiane tashmë në pension, Orio Giorgio Stirpe, grupi i kontrollit të një operacioni varet nga rëndësia e tij.

Kështu një kundërsulm i madh duhet të koordinohet nga Shtabi i Përgjithshëm në Kiev. Po ashtu, ai duhet të jetë organi përgjegjës për komunikimet zyrtare. Në rastin konkret, subjekti përgjegjës për operacionin që është në vazhdim, duket se është komanda jugore e ushtrisë së Ukrainës, pra një nga trupat drejtuese të ushtrisë.

Në fakt, është kjo komandë që publikon njoftimet për shtyp dhe përditësimet, dhe jo Shtabi i Përgjithshëm i Kievit. Koloneli na kujton gjithashtu se në këtë zonë janë parë të veprojnë edhe njësitë e dërguara nga komandat e tjera rajonale, veçanërisht nga ajo perëndimore, e cila normalisht funksionon si rezervë, në një kohë që nuk është kështu.

Prandaj, siç u përmendëm tashmë, duket se i gjithë operacioni në frontin jugor, po kryhet për të prishur urën tokësore ruse në perëndim të lumit Dnieper, dhe për të minuar sistemin logjistik rus, tashmë nën presion pas muajsh lufte dhe problemesh strukturore të përmendura më herët, raporton abcnews.al.

Po ashtu synimi është ngatërrimi i rusëve, dhe vendosja e tyre në pozita mbrojtëse, gjë që duket se ka ndodhur rregullisht nëse analizohet fronti i Donbasit. Përparimi i ushtrisë së Moskës në atë sektor, është shumë i kujdesshëm, pasi ekziston frika se grumbullimi i njerëzve dhe mjeteve për një operacion sulmi më të qëndrueshëm, mund të privojë një sektor të frontit ku mund të zhvillohej kundërofensiva e vërtetë ukrainase.

Fushata e fortë mediatike që e propagandoi kundër-ofensivën ukrainase në muajt e mëparshëm, mund të ketë synuar ekskluzivisht ta bëjë Moskën të mendojë se operacioni në Kherson është kryesori, kur në fakt ushtria ukrainase do të godasë diku tjetër.

Prandaj, çelësi i operacionit mund të jetë pikërisht ky:të detyrohet Moska të kalojë në pozita mbrojtje, ndërsa pret të ndodhë kundërofensiva e vërtetë, dhe në të njëjtën kohë ta rraskapitë ushtrinë ruse duke detyruar Shtabin e Përgjithshëm të çojë në Kherson përforcime, të cilat do të duheshin përdorur në përpjekje për ta kompletuar pushtimin e Donbass-it.

Burimi: Il Giornale

Rusia aktivizon “Oreshkin”

Paralajmërimi ogurzi që vjen nga Ukraina!

Shefi i NATO-së takohet me Trump në Florida!

Çfarë diskutuan Mark Rutte dhe presidenti i zgjedhur i Amerikës

Analiza e DW: Si do të veprojë qeveria

A mund të arrestohet Benjamin Netanyahu në Gjermani?

Netanyahu “barazohet” me Putinin

E ardhmja e Izraelit varet “në fije të perit”

Çfarë dimë për raketën ruse ‘Oreshnik’!

Putin: Asnjë komb tjetër nuk ka armë si tonat

Dy sekretarë të tjerë mund të kenë fatin e Gaetz

Bie “ushtari” i parë i Trump, Prokurori i Përgjithshëm jep dorëheqjen