MENU
klinika

Vizita e parë që kur u zgjodh kryeministre

Brnabiç viziton sot veriun e Kosovës

05.09.2022 - 07:58

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç do të zhvillojë sot një vizitë në Veri të Kosovës. Kjo është vizita e parë që kur është zgjedhur kryeministre.

Brnabiç gjatë vizitës do të ndalet Mitrovicë , Zveçan dhe Leposaviç.

Vizita është paralajmëruar të enjten, më 1 shtator, në përputhje me Marrëveshjen për Vizita Zyrtare, njoftoi më herët Qeveria e Serbisë.

Kujtojmë se më herët Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në lidhje me vizitën e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç në veri të vendit.

Gjatë një konference për shtyp, Kurti u shpreh se Brnabiç nuk duhet të japë deklarata përçarëse që mund të sjellin tensione dhe destabilizim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e Thaçit larg realitetit!

Branbiç: S’ka bashkim të Preshevës me Kosovën!