MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është endometrioza?

26.09.2022 - 09:15

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë është endometrioza, sëmundja që prek gratë në moshën riprodhuese dhe cilat janë simptomat?

Mjeku: Endometrioza është një gjendje në të cilën indi endometrial zhvillohet jashtë mitrës dhe ngjitet në pjesët e afërta të trupit siç janë tubat fallopiane, fshikëza dhe zorrët. Çdo muaj gjatë ciklit menstrual ajo inflamohet dhe bymehet.

Shpesh problemet me endometriozën ngatërrohen me gjendje të tjera shëndetësore, pasi dhimbjet e barkut që është një nga simptomat kryesore, mund të ngatërrohet me sëmundje të tjera.

Ja simptomat kryesore që ju njoftojnë se mund të keni endometriozë:

Perioda të dhimbshme: janë një nga simptomat më të zakonta dhe të shpeshta të endometriozës. Mund të shoqërohen me dhimbje dhe/ose fryrje barku.

Perioda të shumta: sasi të mëdha periodash.

Perioda që zgjasin shumë: sipas mjekëve periodat nuk duhet të zgjasin më shumë se 6 ditë. Nëse vuani nga endometrioza, periodat mund të zgjasin më shumë se 1 javë;

Marrdhënie seksuale të dhimbshme;

Lëvizje të dhimbshme të zorrëve dhe urinim i shpeshtë;

Të përziera;

Lodhje e vazhdueshme;

Hemoragji e shtuar gjate ciklit ose hemoragji midis 2 cikleve;

Dhimbje gjatë levizjeve të zorrëve apo gjate urinimit më të theksuara gjatë ciklit mentrual;

Probleme me fertilitetin: 30-40% e grave që vuajnë nga endometrioza kanë probleme me pjellorinë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.