Presidenti francez Emmanuel Macron përsëriti kërkesën e tij për një armëpushim në Ukrainë dhe tërheqjen e Rusisë nga termocentrali bërthamor Zaporizhzhia gjatë një bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, tha të dielën Pallati Elysee.
“Macron dënoi vazhdimin e operacioneve ushtarake ruse në Ukrainë dhe përsëriti kërkesën e tij që ato të ndërpriten sa më shpejt që të jetë e mundur, që negociatat të fillojnë dhe të rivendoset sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës”, tha zyra e tij në një deklaratë.
Presidenti francez theksoi gjithashtu nevojën për të garantuar sigurinë e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia. Ai kujtoi se pushtimi rus ishte shkaku i rreziqeve aktuale për integritetin e Zaporizhzhia. Ai u bëri thirrje forcave ruse që të tërheqin armët e tyre të rënda dhe të lehta nga uzina dhe që rekomandimet e IAEA të ndiqen nga afër për të garantuar rivendosjen e sigurisë së zonës, tha Elysee.
Elysee shtoi se Macron do të flasë përsëri me Presidentin Putin në ditët e ardhshme për të arritur një marrëveshje që garanton sigurinë e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia.