MENU
klinika

Dy emra të njohur

Cilat janë konkurrentet, në “Dancing With The Stars”?

02.09.2022 - 10:33

Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me spektaklin e kërcimit “Dancing With The Stars”. Kryefjala mëson se dy nga konkurrentët e spektaklit janë Irini Qirjako dhe Mihrije Braha.

Dy këngëtaret e njohura pritet t’i bashkëngjiten edhe konkurrentëve të tjerë.

Kryefjala.com bëri me dije me heret se në juri do të jetë edhe producentja Holta Dulaku.

Kujtojmë që ajo solli vite më parë këtë spektakël kërcimi në Shqipëri, që transmetohej në Vizion Plus.

Sa i takon kryetarit të jurisë, burime për Top Channel raportuan se do të jetë koreografi i njohur dhe balerini Kledi Kadiu.

Kledi Kadiu, balerin profesionist, sot mësues i vlerësuar, prej shumë vitesh jeton në shtetin fqinj Itali.

Krenar për vendin e tij, Kledi më herët ka dhënë një intervistë ku ka folur për javën e Kulturës Italiane në Shqipëri.

“Kthehem shpesh në Shqipëri, jo vetëm sepse janë të dashurit e mi atje, por për t’i treguar vajzës sime rrënjët dhe kulturën e vendit tim.

Një fije që ka mbetur gjithmonë e pandryshuar tek unë, thuajse një kordon kërthize që nuk është këputur kurrë.

Një dialog që është forcuar gjithmonë ndër vite mes Italisë dhe Shqipërisë, vetëm se mund të më kënaqë dhe të më bëjë krenarë edhe sepse në mua këto dy identitete bashkëjetojnë në mënyrë të natyrshme…me traditat dhe specifikat e tyre. Pothuajse dy shpirtra në një. Ndjehem shqiptar dhe italian në të njëjtën kohë.

Dhe e ndjej si një pasurim, një vlerë të shtuar, një pikë force”– u shpreh Kledi Kadiu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas 9 vitesh larg prezantimit dhe spektaklit

Ami rikthehet prezantuese në Portokalli?