MENU
klinika

Zbardhet dëshmia e plotë e autorit

Biznesmeni shqiptar nuk vdiq nga mbytja, por…

07.09.2022 - 10:06

Vdekja e biznesmenit 46-vjeçar shqiptar, Xhani Topalli që jetonte në Rodos u shkaktua nga dy goditje të forta në kokë. Kështu thotë ekspertiza mjeko-ligjore e bërë nga autoritetet greke. Babai i tre fëmijëve u gjet mëngjesin e djeshëm i pajetë në zonën mes Psinthos dhe Afandos. Si nga deklarimet e hotelierit 53-vjeçar dhe djalit të tij, që dyshohet se janë autorë të krimit, ashtu edhe nga konstatimet e autoriteteve, fillimisht rezultoi se vdekja e tij ishte për shkak të mbytjes, por akti mjeko-ligjor e rrëzoi këtë.

Të akuzuar për vdekjen tragjike të biznesmenit janë hotelieri 53-vjeçar nga Rodosi dhe djali i tij 20-vjeçar, ndërsa shkaqet mësohet të jenë financiare dhe konkretisht, një shumë prej disa mijëra eurosh, të cilën greku mendohet se i detyrohej shqiptarit, për punën që ky i fundit kishte bërë në biznesin e tij në vitin 2019, 46-vjeçari. Mirëpo, babë e bir, të paktën nga hetimet paraprake, deklarojnë se ka qenë një aksident pasi ata pohuan se me 46-vjeçarin ndodhi një incident, pasi ai ishte i dehur dhe nisi të sulmojë 20-vjeçarin.
Sipas informacioneve të “Rodiaki”, vdekja e 46-vjeçarit mendohet se ka ndodhur mbrëmjes e së dielës, më 28 gusht deri në orët e para të së hënës, 29 gusht. Nga këqyrja e kryer në trup, viktimës i kanë konstatuar dy goditje në kokë nga të cilat janë shkaktuar lëndime. Nga këto plagë, sipas mjekësisë mjekësore, 46-vjeçari ka ndërruar jetë.

Sipas ‘Demokratikit’ të Rodosit, kur autoritetet shkuan në banesën e 53-vjeçarit, ai i tha policisë se kishte kryer punë në hotelin për të cilin e kishte rimbursuar, ndërsa përmendi se në mbrëmje i zhdukuri e kishte telefonuar, por më pas nuk i ishte përgjigjur më thirrjeve pasi kishte qenë i dehur. Ai po ashtu kishte deklaruar se deri në orën 01:00 të datës 29 gusht 2022 kishte qenë në një festival. Në momentin kur policia i ka kërkuar hotelierit që të paraqiste prova me fakte, si pamjet filmike të hotelit, ai kishte thënë se ato nuk punonin.

Gjatë hetimeve, doli se ai i kishte kërkuar një tekniku të fshinte hard diskun e kamerave, gjë që e bëri më 30 gusht 2022.

 

 

Mëngjesin e datës 6 shtator 2022 babë e bir rrëfyen krimin, pasi ishin rënë psikologjikisht. Në vendin ku kishte varrosur trupin, u gjetën dy copa litar blu, të cilat u përdorën për të kryer vrasjen.
Ndërkohë, borxhi që thuhet se autori i kishte viktimës ishte një shumë prej 100 mijë eurosh, pasi shqiptari i kishte rinovuar dhomat e hotelit.

Autori pretendoi se për shkak të koronavirusit nuk kishte mundur ta shlyente dhe në maj dhe qershor 2022 i dha disa shuma të vogla. 53-vjeçari mes të tjerash ka treguar para policisë së kishte planifikuar të investonte sërish në pronën e tij në nëntor duke ndërtuar një pishinë të hapur dhe se do të vinte në punë një shumë që kishte depozituar dhe ndaj nuk ia kishte shlyer borxhin shqiptarit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Autori telefonoi policinë greke dhe…

Gjendet i pajetë pas 8 ditësh biznesmeni shqiptar