MENU
klinika

Kreu i Qeverisë: Futbolli është fè

Duka mirënjohës FIFA-s, Rama: Infantino si Papa

29.09.2022 - 19:50

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, mbërriti në vendin tonë për një vizitë ku së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe kreun e FSHF-së, Armand Duka, përuruan kompleksin e ri sportiv dhe Shtëpinë e Futbollit, ku ndodhen edhe zyrat e federatës.

Pas batutave të shumta, sidomos në muzeun kushtuar futbollit shqiptar, folën personalitetet e ftuar në këtë ceremoni. Duka vuri theksin se nuk ishte thjesht në godinë, por shumë më kaq, pasi këtu janë drejtuar sytë e mijëra fëmijëve dhe krijohen ëndrrat e tyre.

“Jemi në shtëpinë tonë të madhe dhe të përbashkët. Në këtë shtëpi ku do punojnë administrata, arbitrat, trajnerët e të gjithë futbolli shqiptarë. Në këtë shtëpi ku do të hynë mbi 16 mijë djem e vajza nga Shqipëria. Në këtë shtëpi ku drejtojnë sytë shumë prindër për të ndjekur endrrën e fëmijëvë të tyre.

Para pak vitesh ishte utopike dhe ëndërr luksoze por sot të gjithë mendojnë se kemi bërë shumë mirë. Ky projekt nuk është thjeshtë një godinë është një mesazh i rëndësishëm se sa i rëndësishëm është sporti dhe futbolli në vecanti.

Kemi pasur shumë futbollistë të spikatur por nuk kemi pasur kushtet e duhura për ti ndihmuar at në zhvillim. Ky projekt nuk do të realizohej nëse nuk do të kishte vullnetin e qeverisë shqiptare.

Projektet e mëdha kërkojnë durmi dhe kohë derisa erdhi viti 2018 kur Edi Rama më telefonoi dhe më tha se kemi gjetur jo vetëm vendin e zyrave të FSHF por Shtëpinë e Futbollit Shqiptar dhe e falenderoj.

Ky projekt është vazhdim i porjekteve të realizuar ndër vite nga FSHF. Kemi ndërtuar e rikonstruktuar 69 fusha loje, 29 fusha me bar artificial për stërvitje, 16 tribuna stadiumesh, e 76 fusha 5×5.”

I nderuar president i FIFA, Gianni Infantino. Në emrin tim dhe të gjithë futbollit shqiptarë dhe ju jemi mirënjohës dhe ju garantojmë se do të jemi anëtarë konstruktiv të shtëpisë sonë të përbashkët të futbollit botërorë FIFA” – u shpreh Duka.

Ndërsa Infantino pohoi, mes të tjerash, se pas 90 vitesh si anëtare e FIFA-s, kishte ardhur momenti që FSHF të kishte zyrat moderne. E gjithë kjo falë bashkëpunimit korrekt, si një ekip futbolli, duke krijuar kështu mundësi më të mira për zhvillimin e kësaj loje magjike.

Kryeministri Edi Rama, për të respektuar kreun e FIFA-s, zgjodhi të fliste në italisht. Numri një i Qeverisë shqiptare e quajti Infantinon me ndikimin më të madh në botë pas Papës, pasi futbolli është fe më vete. Rama premtoi mbështetje futbollit shqiptar, ashtu si e ka bërë përgjatë gjithë këtyre viteve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN