MENU
klinika

Si në Shqipëri

Edhe Italia në alarm, salçiçe të kontaminuara me bakterin listeria

26.09.2022 - 10:19

Ministria e Shëndetësisë në Itali ka ngritur alarmin në disa rajone për praninë e listeriozës ushqimore të shkaktuar nga disa salçiçe të kontaminuara nga ferma Tre Valli – IT 04 M CE.

Prania e bakterit u konfirmua edhe nga disa mostra të kryera në fabrikë, raportojnë mediat italiane.

Madje, sipas njoftimit të publikuar të dielën, ka pasur disa raste klinike në spital me “Listeria monocytogene”.

Ministria sqaroi se ky bakter mund të gjendet në tokë, në ujë dhe bimë dhe mund të kontaminojë shumë ushqime si qumështi, perimet, djathrat e buta por edhe mishrat e papjekur apo salsiçet pak të stazhionuara.

Tërheqja e produkteve

Me zbulimin e problemit, kompania filloi menjëherë të gjitha procedurat duke tërhequr nga tregu pakot me salsiçe të rezultuara pozitive.

Klientët janë njoftuar edhe me anë të një komunikimi specifik në pikat e shitjes ku ndodheshin produktet. Po ashtu janë duke u zhvilluar hetime më të gjera për të kuptuar nëse produkte të tjera të lidhura mund të kenë qenë subjekt i kontaminimit apo jo.

Rasti në Shqipëri

Pak dite me pare, ne vend Autoriteti Kombetar i Ushqimit alarmoi konsumatoret sepse referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) pas analizave laboratorike të kryera në Itali është konstatuar prani e Listeria monocytogenes STI55 duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut, në produktin Wudy.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas njoftimit të ardhur nga RASFF po ndërmerr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu.
Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni këto produkte, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë!”, apelonte AKU.
Çfarë është Listeria Monocytogenes
Listerioza është një sëmundje që shkaktohet nga ngrënia e ushqimeve të pagatuara, të ngrira dhe të gatshme për t’u ngrënë, që janë kontaminuar me bakterin e quajtur Listeria monocytogenes, ose thjesht Listeria. Listerioza është e rrallë, por mund të shkaktojë simptoma të rënda, madje edhe vdekje, në grupet me ndjeshmëri të lartë. Tek të rriturit e shëndetshëm, Listeria mund të shkaktojë një sëmundje të ngjashme me gripin. Ajo mund të shkaktojë sëmundje të rënda tek të moshuarit, gratë shtatzëna dhe foshnjat e tyre të palindura, foshnjat e sapolindura dhe njerëzit me një sistem imunitar të dëmtuar ose të dobësuar.
Si mund të ekspozohem ndaj këtij infeksioni?

Listeria është e përhapur gjerësisht dhe mund të helmojë shumë ushqime. Më tepër shqetësim janë ushqimet që nuk kërkojnë gatim të mëtejshëm, ose nuk ringrohen sërish, si përshembull ushqimet e ngrira e të gatshme për t’u ngrënë, duke përfshirë:

Djathrat e butë, përfshi edhe djathrat e stazhionuar me myk
Peshk i tymosur
Thela mishi të gatuara (që shiten si produkte të gatshme për t’u ngrënë)
Mishrat e stinuar (që shiten të gatshëm për t’u ngrënë)
Brum mishi, zarzavatesh apo peshku (ky lloj brumi në konserva metali është në rregull)
Sallatra dhe sanduiçë të gatuar paraprakisht
Molusqe të paragatuar (që shiten si produkte të gatshme për t’u ngrënë)
Si ta kuptoj që jam infektuar me Listerozë?

Infeksioni tek të rriturit e shëndetshëm, zakonisht, nuk paraqet simptoma, ose shfaqet si një sëmundje e ngjashme me gripin. Megjithatë, në njerëz të veçantë, përfshi të moshuarit, gratë shtatzëna dhe foshnjat e tyre të palindura, foshnjat e sapolindura dhe njerëzit me sistem imunitar të dobësuar, mund të shkaktojë sëmundje të rëndë, madje edhe vdekje. Një person që është prekur nga infeksioni i Listerisë mund të ketë simptoma të tilla si: temperaturë e lartë, këputje dhe dhimbje koke. Ndodh që simptomat janë të lehta, ndaj nuk kuptohet prania e infeksionit. Nëse jeni të shqetësuar për simptomat ose sëmundjen, ju lutem, këshillohuni me mjekun e familjes.

Si mund të parandalohet infeksioni?

Mund ta zvogëloni rrezikun e marrjes së infeksionit, duke ngrënë ushqime të freskëta të sapogatuara apo të përgatitura rishtazi, dhe duke shmangur ushqimet që mund të kenë Listeri. Ndiqni gjithashtu hapat në vijim:

Pastrimi: Lajini të gjitha frutat, zarzavatet dhe sallatrat, plotësisht, përpara se t’i hani.
Gatimi: Gatuajeni mirë ushqimin dhe shërbejeni atë kur është ende i nxehtë. Sigurohuni që, gjatë përgatitjes së të gjitha llojeve të ushqimeve, të ndiqni udhëzimet e prodhuesit.
Ngrirja: Sigurohuni që temperatura e frigoriferit tuaj është 5°C ose nën të. Ushqimet e ngrira futini, menjëherë, në frigorifer.
Kontrolli: Ushqimet me datë skadence të kaluar, hidhini në kosh të mbeturinave, dhe, nëse paketimi i ushqimit është hapur, konsumojeni atë brenda dy ditësh.
Ndarja: Ushqimet e gatuara dhe ushqimet e gjalla duhet t’i mbani të ndara nga njëra-tjetra.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN