MENU
klinika

“Balmoral Lipstick”

Elizabeta ishte edhe tifoze…

11.09.2022 - 09:58

        Qentë e saj besnikë, kuajt, “fiksimi” anglez për një çaj, apo një martini në darkë. Mbretëresha Elizabetë, e cila qëndroi në fron për më shumë se 70 vjet, kishte gjithashtu pasionet dhe tekat e saj. Për çfarë bëhet fjalë?

Ditëlindja e dyfishtë

Elizabeta lindi në Londër, më 21 prill 1926, pikërisht në shtëpinë e gjyshërve nga ana e nënë në “17 Bruton Street”, ku tani gjendet një restorant kinez. Por, ajo festonte dy ditëlindje. E para, privatisht, më 21 prill, ditën e lindjes së tij, ndërsa tjetra, zyrtarisht, në fundjavën e parë të qershorit, me rastin e paradës “Trooping the Color”.

Dashuria për kafshët

Ishte viti 1933, kur Duka i Jorkut i dhuroi secilës vajzë një qen ‘pembroke’, një variant të korgit uellsian. Prej asaj dite, Elizabeta ka pasur më shumë se 30 të kësaj race. Ajo zotëronte të gjitha mjellmat në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe gjithashtu, delfinët dhe balenat në ujërat e Britanisë së Madhe: nëse kapeshin brenda tre miljeve nga bregu, ato pretendoheshin si pronë e Kurorës. Pasionin për kuajt e trashëgoi nga Nëna Mbretëreshë, që kur ishte fëmijë dhe që e bëri të mos humbiste as edhe një shfaqje “Royal Windsor Horse Show”, prej vitit 1943. Edhe në ditëlindjen e 96-të, ajo bëri fotografinë me dy kuajt e bukur poni gri.

“Pijet” e ditës

Me të rënë alarmi i mëngjesit, Elizabeta pinte çaj. Si çdo britanik që e respekton veten, takimi i orës 17:00, i pijes së ngrohtë. nuk mungonte.

“Ajo pinte çaj çdo pasdite, çdo ditë dhe kudo në botë, pavarësisht nëse ishte vetëm në Pallatin Buckingham. Për të, ishte si një rit fetar”, – shprehet ish-kuzhinieri i shtëpisë mbretërore, Darren McGrady. Megjithatë, për një vit, sovranes, me urdhër të mjekëve, iu desh të hiqte dorë nga pija e saj e mbrëmjes, “Martini dry”. Përkundrazi, ajo vazhdoi të pinte një gotë verë të ëmbël në darkë, ndërsa në të kaluarën, flitej se konsumonte një gotë shampanjë para se të flinte.

Pasaporta dhe patenta

I lëshonte për të gjithë, por vetë nuk kishte. Pasaportat e Britanisë së Madhe dhe patentat e shoferit lëshohen nga Madhëria e saj. Por, Elizabeta, të cilës i pëlqente të udhëtonte dhe të ngiste makinën, nuk kishte asnjë prej të dyjave. Në moshën 95-vjeçare, mbretëresha u pa duke drejtuar makinën, pranë pronës kështjellës “Windsor”, vetëm disa ditë pasi mjekët e këshilluan të pushonte, për të paktën dy javë.

Librat e preferuar

Ajo ishte një lexuese e pasionuar, e tregimeve detektive. Autorët e preferuar ishin: PD James, Dick Francis dhe Agatha Christie.

Mbretëresha donte frëngjishten

Gjatë udhëtimeve institucionale jashtë vendit, mbretëresha mbajti fjalime në frëngjisht, duke demonstruar një zotërim të shkëlqyer.

Tifoze futbolli 

Mbretëresha bënte tifo për skuadrën e Arsenalit të Londrës. Kjo u zbulua në vitin 2016, nga kreu i Partisë Laburiste, Jeremy Corbin në një fjalim në Dhomën e Komunave. Dhe lajmi për vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II, pati jehonë edhe në stadiumin “Kybunpark”në St. Gallen, ku Arsenali ishte gati të kthehej në fushë në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Zyrihut. në ndeshjen e parë të Grupit A, të “Europa League”.

Elizabeta dhe teknologjia

Në mesin e shumë rekordeve që radhiten për mbretëreshën është edhe email-i të parë në historinë e teknologjisë. Monarkja e bëri këtë në vitin 1976, nga një bazë e ushtrisë britanike.

Rimel dhe buzëkuq 

Elizabeta, nuk përdori kurrë rimel për sytë. “U duhet yjeve të kinematografisë, që të bien në sy,.. nuk kam nevojë për të”, – e përsëriste ajo, herë pas here. Megjithatë, nuk hoqi dorë nga buzëkuqi. Kjo zgjedhje daton që nga dita e kurorëzimit, kur Parlamenti porositi një buzëkuq që përputhej në mënyrë të përkryer me tunikën ceremoniale. Ishte viti 1952 dhe kozmetika për buzët e saj, ishte një nuancë mes të kuqes dhe blusë. Mori emrin “Balmoral Lipstick”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbretërim në dy shekuj

Kush ishte Elizabeta II


Misteret e emërimit dhe shkarkimit në janar ‘82

Fakti që s’e kemi ditur: Kadri Hazbiu 15 ditë kryeministër

Mbreti Zog priti Dr. Frigione në audiencë ku i dorëzoi dekoratën e lartë

Historia e panjohur e Bankës Kombëtare Bujqësore në Shqipëri

“Tereza e Bekuar e Kalkutës”

27 vite nga vdekja e Shën Nënë Terezës