MENU
klinika

Cila qe Beatriçja?

Fabula tragjike që frymëzoi gjenitë

09.09.2022 - 17:12

        Piktura që frymëzoi Shellin dhe Stendalin mendohet të jetë e një gruaje të re, të ekzekutuar më 11 shtator 1599, për vrasjen e babait të saj.

Teksa vizitonte Romën në fillim të vitit 1845, Çarls Dikensi e gjeti veten të përhumbur në magjinë e një pikture. “Ishte, – do të shprehej ai, – thuajse e pamundur të harrohet”. Ishte e një gruaje të re me një çallmë të bardhë, me vështrimin kthyer pas mbi supe, drejt artistit. Dikensi pa në sytë e saj “shpresën qiellore, një pikëllim të bukur dhe një pambrojtshmëri të vetmuar prozaike”.

Tema e pikturës ishte Beatriçe Çençi. Ajo ishte ekzekutuar në shtator 1599, në moshën 22- vjeçare, së bashku me nënën dhe vëllanë e saj, për vrasjen e babait, kontit Françesko Çençi. Disa historianë e kanë vënë në dyshim deklarimin e Beatriçes, bërë në gjyq, se Françesko e përdhunoi; nuk ka dyshim, se ai ishte i dhunshëm dhe abuziv.

Dikensi ishte një nga shumë të prekurit nga piktura, që frymëzoi vepra të Shellit dhe Stendalit. Mirëpo, ato nuk kishin asnjë pikë lidhjeje me Beatriçen, deri në fund të shekullit të 18-të. Më vonë, ajo iu vesh artistit bolonjez, Guido Reni, i cili, thuhet se e kishte parë Beatriçen në
qelinë ose edhe në rrugëtimin drejt ekzekutimit.

Aktualisht, mendohet se është nga Ginevra Cantofoli, një nga disa artiste gra të harruara, në Bolonjë, gjatë periudhës baroke – dhe aspak e Çençit. Ndoshta, ekzekutimi dhe asgjësimi shkojnë paralelisht së bashku, projeksione romantike të vuajtjeve të një gruaje, që shërbejnë për të errësuar dhe shkatërruar jetën e dy grave./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përsosmëria

Kodikët e Da Vinçit


Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale