Ushtrimi i një aktiviteti fizik si pilates vjen me shumë përfitime për trupin e njeriut. Mes gjithë llojeve të ushtrimeve/aktiviteteve, pilates konsiderohet mes më të mirëve, për të mos thënë që zë vendin e parë.
Programeet e ushtrimeve vendosen sipas nevojave dhe objektivave të secilit. Punohet me peshën e trupit dhe me grupin e muskujve që targetoni për ndryshim, derisa të arrini qëllimin tuaj.
A ju ndihmon pilates të bini nga pesha?
Çdo lloj ushtrimi që bëhet në mënyrë sistematike ndihmon në humbjen e peshës me kalimin e kohës dhe pilates nuk bën përjashtim.
Ndoshta s’është aktiviteti më efektiv krahasuar me ushtrimet që e kanë bazën tek kardio si noti, vrapi apo crossfit-i, por përfitimet për “rindërtimin” e trupit dhe skulpturën e saj janë të shumta.
Çfarë ndryshimesh duhet të prisni?
Fleksibiliteti i rritur
Ndërveprim më i thellë muskujsh
Fizik më i tonifikuar
Do të ndiheni më të fuqishëm
Balancë më e mirë
Përmirësim i qarkullimit të gjakut
Rritje e fuqisë së trurit
Kush mund ta ushtrojë?
-Për të gjitha moshat.
-Për ata që bëjnë terapi riaftësuese.
-Për gratë gjatë shtatzënisë, sepse ndihmon në rregullimin e frymëmarrjes dhe stimulon kontrollin e abdominaleve.
Çfarë ndodh gjatë një ore?
Stërvitja me pilates duhet të zgjasë të paktën një orë, për dy ose tri herë në javë, por mund të mjaftoheni edhe me 20 minuta nëse ushtroheni çdo ditë.
Çdokush prej nesh duhet të ketë në dispozicion në trajner personal gjatë leksioneve të para të pilatesit.
Ushtrimet nisin me frymëmarrjen, për të vijuar me pozicionet që duhen zbatuar. Më pas vijnë nxemja dhe lëvizjet me trup.
Veglat që duhen përdorur
-Një strukturë dërrase me një shtresë të hollë, e cila do të ndihmojë në ushtrimet e tonifikimit të muskujve.
-Një tapet i gjatë nëse i bëni ushtrimet në kushte shtëpie.
Kur i shihni rezultatet e para?
– 10 seanca për t’u ndier më mirë.
– 20 për të përmirësuar fizikun.
– 30 për një trup të tonifikuar, thuajse të ri!
Burimi: Improve Pilates