MENU
klinika

"Janë kërcënim serioz"

Financimet ruse, Yuri Kim: Qëndroni larg

16.09.2022 - 10:36

Financimet e fshehta të politikës ruse në Shqipëri kanë shqetësuar partnerët strategjikë të Shqipërisë, SHBA-në.

Ndaj vetëm dy ditë pas publikimit të lajmit në lidhje me një raport të komunitetit amerikan të zbulimit mbi financimet ruse në dhjetëra vende që nga viti 2014 ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, zhvilloi dje një takim me kryetarin e KQZ-së, Ilirian Celibashi, si dhe përfaqësues të disa partive politike.

Takimi u zhvillua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ku fillimisht u takua kryekomisioneri Celibashi dhe ambasadorja Kim e më pas me radhë erdhën edhe përfaqësuesit politikë. Në përfundim të diskutimit, ambasada e SHBA-së në Shqipëri ndau për publikun detajet nga takimi. “Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, u takua me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe përfaqësues të partive politike sot për të diskutuar kërcënimin serioz të financimeve të fshehta politike ruse, si dhe kanosjen që kjo paraqet për demokracinë dhe përpjekjet antikorrupsion.

Kërcënimi i financimit të fshehtë politik rus nënvizon rëndësinë që ka rritja e transparencës në financimin e fushatave, regjistrimi i enteve të huaja, si dhe masat për të identifikuar dhe parandaluar pastrimin e parave. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerë në të gjitha institucionet demokratike të Shqipërisë për mbrojtjen ndaj këtyre kërcënimeve”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së. Në qendër të akuzave gjatë këtyre dy ditëve se ka përfituar financime të fshehta nga Rusia ka qenë Partia Demokratike dhe ish-kryetari i selisë blu, Lulzim Basha.

Duket se kjo ka shtyrë edhe përfaqësuesen e PD-së në këtë takim të kërkojë më shumë informacion nga raporti. Burime për gazetën “Panorama” bënë me dije se znj. Tabaku ka pyetur ambasadoren Yuri Kim, nëse në raportin e komunitetit amerikan të zbulimit përmendej Partia Demokratike e Shqipërisë dhe ish-kryetari i PDsë, Lulzim Basha. Por të njëjtat burime bën me dije se përgjigja e kryediplomates amerikane ka qenë se nuk ishte e autorizuar të fliste me detaje, por mësohet se kishte sugjeruar që t’i referohej qëndrimit të zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë.

“Ndoshta më e rëndësishmja, ne jemi angazhuar me vendet në mbarë botën për të ndarë atë që dimë për ndërhyrjen e Rusisë në sistemet zgjedhore gjerësisht, por edhe në raste specifike. Kur kemi informacion, përfshirë informacion zbulimi, në lidhje me ndërhyrjen e Rusisë, ne shpesh jemi në gjendje ta ndajmë atë informacion të klasifikuar me qeveritë partnere”, tha zëdhënësi Ned Price, të mërkurën.

REAGIMET

Ndërkohë në përfundim të takimit, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, tha se takimi ishte “e para, për të bërë transparencë e së dyti, për të qenë larg influencave që nuk duhet të harrojmë ekzistojnë nga Kina, Rusia apo Irani”. Ndërkohë, në një komunikim për gazetarët, Celibashi tregoi mesazhin që ambasadorja Kim i ka përcjellë jo vetëm atij, si institucion i KQZ-së, por edhe faktorëve politikë. “Me pak fjalë, nga ambasadorja Kim u përcoll shqetësimi i SHBA-së, si partneri dhe aleati ynë strategjik në lidhje me financimet e huaja të politikës shqiptare dhe specifikisht financimeve ruse. Nën dritën e informacioneve të fundit që ata disponojnë përcollën shqetësimin tek aktorët institucional dhe politik shqiptar, me qëllim që të rritet vëmendja dhe çfarë është në fuqinë e tyre për të bërë më mirë me qëllim që paratë dhe financimet e huaja, jo vetëm ato ruse mos të kenë ndikim në politikën shqiptare”, tha Celibashi.

Sa i takon ndryshimeve ligjore, Celibashi tha se ka nevojë për përmirësim të kuadrit ligjor, më qëllim që KQZ ti jepet më shumë mundësi për të kryer hetime më të thella. “Ajo që mund të them është që ka nevojë për përmirësim të kuadrit ligjor në mënyrë që KQZ dhe institucioneve të tjera ti japin mundësi që të hetojnë më thellë në lidhje me sasinë e parave që marrin partitë, nga i marrin ato para, si i përdorin ato. Natyra e diskutimit ishte përcjellja e një shqetësimi, Nuk i bënë diskutime të formës së karakterit si mund të veprohet. Ngelet për t’u parë në vazhdim. Faktori politik në Shqipëri konfirmoi nevojën për ta qasur këtë shqetësim mendoj se në vijim edhe në kuadër të reformës elektorale do të ketë ndryshime”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kush merr pjesë në takimin dhe çfarë po diskutohet?

Nga Gjiknuri, te Kryemadhi! Yuri Kim shkon në KQZ


"Kush vjen “i armatosur” me dijen, i fituar"

Rama, ftesë emigrantëve: Kthehuni e investoni në Shqipëri!

Rama: Do mbetet njollë turpi në historinë e Evropës demokratike

“Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat forcërisht siç ndodhi në Greqi”

“Evropa të bashkohet, jo të zgjerohet me hapin e breshkës”

Mesazhi Ramës për BE: U desh shfaqja e carizmit rus, që të kuptojnë se…

“Kush nuk e kujton damkën ‘e stato un albanese’”

Rama: Shqipëria në sytë e Italisë dukej si një ekran kur ikën dritat dhe…