Ditë e re, konkurent i ri që zbulohet si pjesëmarrës në spektaklin që pritet të nisë në tetor, “Dancing With the Stars”. Disa prej emrave të njohur që do të ngjiten në skenën e kërcimit tashmë janë konfirmuar zyrtarisht, përmendim këtu: Sara Hoxhën, Megi Pojanin, Isli Islamin, Deborah Keci, Salsano Rrapi, Irini Qirjako apo Ardic Cuni. Të tjerë janë përfolur në media dhe ende pritet konfirmimi i tyre zyrtar.
Ndërkohë sot faqja e “DWTS” në Instagram ka bërë me dije se edhe fituesi i “Big Brother 1”, prej vitesh i njohur si biznesmen, Arbër Cepani, do të sfidojë veten në kërcim.
“Kërcimi do të jetë investimi i tij më i madh këtë vit. Një biznesmen si Arbri, gati për të përveshur mëngët” – shkruhet në videon prezantuese të tij, teksa kasti i personazheve po merr formën përfundimtare dhe ne jemi shumë gati që sfidat të nisin.