MENU
klinika

Disa vite mungesë...

Flori Mumajesi po rikthehet dhe po vjen me një duet

03.09.2022 - 14:17

Flori Mumajesi po rikthehet në muzikë pas një pauze të gjatë. Kantautori ka nënkuptuar se po sjell një bashkëpunim me Ylli Limanin. Ka qenë ky i fundit që ka publikuar një pjesë nga kënga ndërsa ka shkruar: “Pyeteni Flori Mumajesin se kur del kënga”, duke i bërë tag artistit.

Ndërsa Flori, teksa ka rishpërndarë postimin e Yllit ka shkruar: “Është fshehur pas reve, as nuk e shoh, as më sheh”. Më pas, në një tjetër video, teksa ndan një pjesë ku këndon ai, Flori shkruan: “Nëse vlen si përgjigje”, duke mos e zbuluar datën e publikimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN