MENU
klinika

“Janë marrë të dhëna për grupet kriminale”

Hoxha: Hakerat kanë në dorë trurin e Policisë së Shtetit

19.09.2022 - 22:16

Gazetarja Anila Hoxha thotë se hakerat kanë sulmuar zemrën dhe trurin e Policisë, që do të thotë se në duart e tyre ka të dhëna tejet sensitive që cenojnë sigurinë kombëtare.

Sipas Hoxhës, hakerat që kanë sulmuar sistemet e Policisë së Shtetit kanë të dhëna sekrete për veprimtari kriminale.

“Goditja dhe sulmi kibernetik është në zemrën dhe në trurin e Policisë së Shtetit, është jashtë loje sistemi ADAMS dhe Memex. Kanë historikun e grupeve kriminale, informacione kriminale për ngjarje që janë në hetim e sipër. Kjo është për t’u alarmuar”, u shpreh gazetarja ne emisionin “Top Story” ne TCH.

Gazetarja u shpreh me tej se sulmet e javëve të fundit në vendin tonë dyshohet se kanë për autorët Iranin. Kjo armiqësi ka nisur menjëherë pas instalimit të MEK në Manzë.

“SPAK dërgoi në gjykatën e posaçme një person që akuzohej për spiunazh. Më herët, ish-ministri i Brendshëm shpalli ‘non grata’ dhe largoi dy diplomatë iranianë, raste që tregonin qartë se vep e spiunazhit ishte shumë shqetësuese në Shqipëri”.

Sipas saj, me publikimin e emaile-ve të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, hakerat po përcjellin një mesazh, ndërkohë që kanë në dorë informacione të zyrtarëve të tjerë dhe të qytetarëve.

“Sinjali është ky: ne kemi email-in e kreut të Policisë së Shtetit. Kemi dhe të tjerë zyrtarë që kanë të dhëna për bashkëpunëtorët, informatorët e Policisë shqiptare. Serveri që gjendet në Policinë e Shtetit tani është i bllokuar”.

Hoxha thekson se të dhëna kaq sekrete nuk mund të shpërndaheshin përmes emaile-ve apo WhatsApp-it.

“Drejtori i Përgjithshëm ka një email zyrtar, por a duhet të qarkullojnë sekrete. Ka katër vite që Policia komunikon në WhatsApp. Ka të dhëna pafund”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin