MENU
klinika

Flet ish-Drejtuesi i Krimeve të Rënda

“Sulmi kibernetik do të ndezë luftën mes bandave kriminale në vend”

19.09.2022 - 21:44

Ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda, Eugen Becci e ka cilësuar sulmin kibernetik në sistemin TIMS, si tipik terrorist. I ftuar në emisionin “Open”, ai deklaroi se goditja e të dhënave sensitive në sistemin TIMS, ka destabilizuar situatën në vendin tonë.

Sipas tij, kjo mund të ndezë më tej situatën kriminale në vend. Beçi bëri thirrje për rishikimin e legjislacionit dhe përshtatjen e tij mbi sulmet kibernetike, për shkak të mungesave dhe boshllëqeve.

“Duke pasur parasysh sulmin nga Irani që ka 6-7 vjet që është armiqësor me Shqipërinë, sulme të cilat kanë qenë mirëfilli terroriste. Duhet kujdes për të kuptuar sistemet e goditura.

TIMS organizon punë e policisë e prokurorisë, ruan shumë të dhëna të cilat do destabilizonin e krijonin pasiguri në organet ligjzbatuese. Duhet të kuptojmë se me njoftimin për sulm kibernetik ndaj sistemeve të policisë, email që përdorej nga drejtori i përgjithshëm, duhet të mendojmë apriori që të dhënat mund të jenë marrë ndaj masat duhet të ishin të menjëhershme për të mos arritur sot tek publikimi.

Duheshin masa për mos publikim. Në një sulm është e pamundur të përcaktohet dëmi i shkaktuar dhe të dhënat e marra. Nuk kemi mundësi ta dimë sa kanë marrë nga sistemi. duhej parandaluar publikimi.

Legjislacioni në fuqi duhet rishikuar në themel për tu përshtatur. Referuar mënyrës si u bë sulmi jemi para një sulmi të pastër terrorist sipas Kodit Penal. Nuk është mashtrim nëpërmjet rrjetit. Është qartësisht, plotësohen kushtet e nenit 230 të Kodit. Duhet trajtuar në mënyrën si duhet hetuar, edh në formën e grupit të strukturuar kriminal. Destabilizimi ka ndodhur, është përhapur pasiguri e lojës së luftën mes bandave e krimeve që me emrat e rrethanat godasin paqen sociale. Grupet nuk presin prova me procedurë, presin thashetheme, do të ndizet shumë situata kriminale në vend. ”, deklaroi ai.