Manchester City lë dypikë të tjera në këtë fillim sezoni në Premier League. Kampionët në fuqi u ndalën në një barazim 1-1 nga Aston Villa në “Villa Park”, ku u zhvillua një ndeshje emocionuese, por që në fund nuk nxori një fitues.
Erling Haaland shënon golin e 10-të në Premier League në përballjen me Aston Villan në “Villa Park”. Gjiganti norvegjez zhbllokoi takimin në minutën e 50-të pas një asisti perfekt të Kevin De Bruyne, duke e shtyrë me lehtësi topin drejt rrjetës në shtyllën e dytë.
Deri në ato çaste skuadra nga Birminghami kishte mundur t’i thyente njëri pas tjetrit aksionet e kampionëve të Premier League, por topi i krosuar nga belgu ishte perfekt, me shumë se e Haalandit ishte pikërisht meritë e mesfushorit realizimi i këtij goli.
Epërsia e Cityzens në “Villa Park” zgjati deri në minutën e 74-t, moment kur Leon Bailey ktheu entuziazmin te tifozët vendës. Pak minuta me vonë Coutinho realizoi një gol fantastik, por fatkeqësisht kryesori kishte ndalur lojën për pozicion jashtë lojë, pasi pamjet e përsëritura treguan se gjithçka ishte e rregullt. Asgjë nuk ndryshoi në minutat në vazhdim, edhe pse rastet për golnuk munguan në të dyja portat.