MENU
klinika

Premier League, Java 6

Broja luan mbi 30 minuta, përmbys Chelsea

03.09.2022 - 18:01

Chelsea vuan shumë në derbi, por rikthehet te fitorja, duke mposhtur 2-1 në “Stamford Bridge” me përmbysje West Ham. Tri pikë që japin shumë besim te skuadra blu, që kanë qenë shumë aktive në merkato.

Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, me “blutë” e Londrës që nuk ditën t’i shfrytëzonin rastet. U desh minuta e 62’ e lojës që Antonio të gjente rrugën drejt rrjetës dhe t’i jepte avantazhin ekipit të Moyes.

Megjithatë në minutën e 76’ Chelsea u kundërpërgjigj me Chilwell, i cili pas një asisti nga Silva i dhuroi barazimin vendasve. Ndërsa Havertz përmbysi gjithçka në minutën e 88’, duke i dhuruar Chelsea-t një fitore shumë të rëndësishme.

West Ham tentoi të gjente barazimin në minutën e 90, por VAR anuloi golin e Cornet për shkak të një faulli. Pas raundit të gjashtë të Premier League Chelsea renditet në vend të pestë me 10 pikëm teksa West Ham qëndron në vend të 17 me vetëm 4 pikë të grumbulluara.

Minuta në këtë sfidë pati edhe për sulmuesin e kombëtares shqiptare, Armando Brojën që hyri në fushën e lojës në minutën e 60’ si zëvendësues i Gallagher, por pa mundur të spikaste për rreth 38 minuta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN