Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi duket se ka bërë disa deklarata kontroverse rreth luftës “në emër të presidentit rus Vladimir Putin. Reuters e citon të ketë thënë se Putini u shty nga populli rus, nga partia e tij e nga ministrat e tij për të shpikur këtë “operacion special”, tha Berlusconi, duke përdorur formulimin rus për luftën.
Plani i Rusisë fillimisht ishte të pushtonte Kievin “brenda një jave”, të zëvendësonte presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy me “një qeveri me njerëzit e duhur dhe më pas të largohej javës tjetër”, shtoi ai.
Po ashtu, mesa duket Berlusconi nuk e ka kuptuar se përse u përhapën nëpër Ukrainë kur mund të kishin qëndruar, sipas tij, vetëm në Kiev.
“Unë as nuk e kam kuptuar pse trupat ruse u përhapën rreth Ukrainës, ndërsa në mendjen time ato duhet të kishin ngecur vetëm rreth Kievit.”