Atalanta mposht 2-0 në transfertë Monzan dhe ngjitet e vetme në krye të renditjes së Serie A në kuotën e 13 pikëve. Debutuesit e Monzas luajnë më mirë në pjesën e parë, por miqtë zhbllokojnë sfidën në pjesën e dytë me Hojlund.
Pak minuta më vonë Marlon shënon një autogol dhe vulos fatin e kësaj sfide. Monza pëson humbjen e pestë radhazi në kampionat dhe mbetet skuadra e vetme që nuk ka asnjë pikë në tabelën e klasifikimit.
Ka dhuruar emocione të shumta sfida tjetër e mbrëmjes mes Salernitanës dhe Empolit në “Arechi”, që përfunon në barazim 2-2. Miqtë e nisin lojën më mirë dhe zhbllokojnë sfidën me Satrianon, por vendasit barazojnë me Mazzocchi.
Në pjesën e dytë Salernitana kalon në avantazh me Dia, por nuk ka festë për vendasit pasi Lammers kthen gjithçka në ekuilibër pak minuta para fundit të takimit.