MENU
klinika

Serie A, Java 5

Roma turpërohet, Mourinhon mezi e mbajnë nervat

04.09.2022 - 22:44

Roma ka pësuar humbjen e parë sezonale, por nuk ishte thjesht lënia e tri pikëve, por një turpërim në transfertë nga Udinese, që fitoi 4-0 në fushën e vet. Një rezultat që shkëmben pozicionet, Udinese e katërta dhe Roma e pesta.

Vetëm pesë minuta lojë i mjaftuan Udineses që të prishë ekuilibrat e takmit duke i çuar shifrat në 1-0. Roma shikon veten në disavantazh dhe hidhet në sulm për të barazuar sfidën. Megjithatë, edhe pse kanë disa raste të mira shënimi, nuk ia dalin dot të finalizojnë dhe me këto shifra mbyllet pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Mourinho hedh në fushë një Romë më sulmuese, por që lejon shumë hapësira pas. Nga këto hapësira përfitojnë lojtarët e Udineses që dyfishojnë shifrat me Samardzic. Roma vazhdon sërish në sulm, por është e njëjta histori. Hapësirat e lëna pas lejojnë lojtarët e Udineses që të bëjnë çfarë të duan në prapavijën e Romës.

Në minutën e 75-të Udinese shënon edhe golin e sigurisë, këtë herë me Pereyra. Për të plotësuar pokerin mendon Lovric që realizon edhe golin e katërt duke vulosur shpërfytyrimin e Romës.