MENU
klinika

Serie A, Java 5

Spektakël dhe gola, Milan triumfon në derbi

03.09.2022 - 19:56

Milan triumfon në derbin e parë sezonal, duke përmbysur Inter 3-2. Një sukses që dëshmon se kuqezinjtë mbeten skuadra kampione për t’u mundur dhe është në rrugën e duhur për të mbrojtur titullin.

Gola, emocione, nerva, tension dhe një ndeshje me të vërtetë emocionuese. Kjo ishte ajo që u pa sot në derbin mes Milanit dhe Interit, takim ky që përfundoi në shifrat 3-2 për ekipin e Piolit.

Marcelo Brozovic do çonte peshë zemrat zikaltër në minutën e 21-të, pas një pasimi të Correas. Pak më pas, një goditje e bukur e Leaos do gjente rrjetën.

Fillimi i pjesës së dytë do fliste tërësisht për kampionët e Italisë. Giroud i dha jetë përmbysjes me golin e avantazhit (54’), ndërsa Leao (60’) thelloi akoma më shumë rezultatin.

Dzeko aktivizohet në minutën e 65-të dhe “zgjon” Interin, duke ngushtuar shifrat. Skuadra e Inzaghit do rriste ndjeshëm presionin, e karikuar në maksimum dhe disa herë do i afrohej barazimit të “çmendur”. Gjithsesi, asgjë nuk do ndryshonte. Milan është i pari me 11 pikë, ndërsa Interi është i pesti me 9 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN