MENU
klinika

(DOKUMENTI)

Ilir Meta kallëzon në Prokurori Autoritetin e Dosjeve

01.09.2022 - 11:53

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kallëzuar në Prokuroria Autoritetin e Dosjeve. Ish-Kreu i Shtetit, i cili ka bërë publik edhe kallëzimin thotë se ka kallëzuar për shkelje të rënda, anëtarët e Autoritetit të Dosjeve.



Kallëzimi është bërë ndaj kryetares se Autoritetit te Dosjeve, Gentiana Sula si dhe anetareve Albert Nikolla, Altin Hoxha, Gjergj Marku dhe Skender Vrioni.

Ish Kreu i Shtetit i akuzon për 6 vepra penale:

1) Falsifikim i Dokumenteve shtetërore, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal;
2) Falsifikimi kompjuterik, parashikuar nga neni 186/a i Kodit Penal;
3) Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal;
4) Shpërdorim Detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
5) Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik, parashikuar nga neni 267 i Kodit Penal; 6) Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete, parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal; të kryera në bashkëpunim.

“Sot kam kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i kanë bërë ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, për manipulimet dhe falsifikimet flagrante në shërbim të shantazhit politik, për llogari të Edi Ramës. Për më shumë detaje, do të zhvilloj një konferencë shtypi në funksion të transparencës para të gjithë qytetarëve shqiptarë”, shkruan Meta në Facebook.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN