MENU
klinika

Champions League, ndeshjet e dyta në grupe

Juve bie edhe në shtëpi, ngec Chelsea, përmbys City

14.09.2022 - 23:00

Surpriza të tjera në raundin e dytë në grupe të Champions League. Juventus është mundur sërish, kësaj here në shtëpi, 1-2 nga Benfica. Bardhezinjtë tashmë rrezikojnë shumë të kalojnë grupin, pasi nuk kanë asnjë pikë.

Torinezët kaluan në epërsi shumë shpejt me Milik, por një ish-interist si Joao Mario riktheu gjithçka nga fillimi me golin e tij nga penalltia. Goli i portugezëve për përmbysje do vinte sapo filloi e dyta, me Neres.

Ky rezultat me shumë mundësi do i kushtojë shumë “Zonjës së Vjetër” në fund, kur të bëhen llogaritë e kualifikimit.

PSG duket se e kishte marrë të lehtë ndaj Maccabi Haifa në Izreal, por fusha tregoi tjetër gjë. Ekipi  franceztriumfoi 1-3, por për të arritur deri aty u desh një sforco e madhe.

Ekipi i Bakhar bëri mjaft mirë ndaj PSG-së, në 45 minutat e para që u mbyllën 1-1. Izraelitët do befasonin miliardierët kampionë të Francës në minutën e 24-të, me golin e Cheryt. Për të shmangur turpin mendon Messi, i cili vendos ekuilibrat (37’). Ekipi i Galtier do vuante shumë, por gjithsesi do mbërrinte te përmbysja me Mbappe në të 69-tën, ndërsa s’mungon as Neymar në limite.

Napoli përfiton nga një karton i kuq i Sands në minutën e 56-të ndaj Rangers, për të marrë 3 pikët në shtëpi. Sfida përfundoi 0-3 falë golave të Politanos, Ndembele dhe Raspadori.

Real Madrid mposht 2-0 RB Leipzig dhe vijon i qetë në krye të grupit. Valverde dhe Asensio nderuan ekipin e drejtuar nga Ancelotti.

Manchester City tregoi karakter ndaj një rivali si Dortmund. “Qytetarët” përmbsyën 2-1 Dortmund. Goli i Bellingham të dha përshtypjen e një surprize, pro Stones dhe Haaland duket se nuk kishin të njëjtim mendim.

Barazim 1-1 i Chelsea me Salzburg. Blutë e Londrës e panë veten në epërsi me Sterling, pro Okafor i dha një pikë austriakëve.

Rezultatet:

Chelsea – Sazburg 1-1

Copenhagen – Sevilla 0-0

Juventus – Benfica 1-2

Maccabi – PSG 1-3

City – Dortmund 2-1

Rangers – Napoli 0-3

Real Madrid – Leipzig 2-0

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions League, ndeshjet e dyta në grupe

Milan nuk gabon, kalimi i grupit nuk duket problem