MENU
klinika

Falsifikatorët do përballen me forcën e ligjit

Kallëzimi penal i Autoritetit të Dosjeve, Meta përzgjedh avokatin

02.09.2022 - 12:16

Për ‘luftën’ ligjore me Autoritetin e Dosjeve, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përzgjedhur si avokatin Genc Gjokutaj. Meta depozitoi paraditen e 1 shtatorit, kallëzimin penal që ka depozituar SPAK kundër Autoritetit të Dosjeve.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shprehet i bindur se falsifikatorët do të përballem me të gjithjë forcën e ligjit.

‘Një ditë pas kallëzimit penal për anëtarët e Autoritetit të Dosjeve, ndërmorra sot hapin tjetër të radhës të caktimit të z.Genc Gjokutaj, avokat dhe ish-prokuror i njohur, për të ndjekur ligjërisht këtë çështje në funksion të një procesi të rregullt ligjor, por edhe transparent para të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Jam i bindur në diskreditimin e plotë të këtij manipulimi dhe falsifikimi ndër më të rëndët në historinë e pluralizmit politik.

Falsifikatorët do të përballen me të gjithë forcën e ligjit!’- shkroi Meta.

Kujtojmë se kallëzimi ish kreut të shtetit për Autoritetin e Dosjeve vjen si rrjedhojë e publikimit të disa dokumenteve ku shtetasi me iniciale I.M rezultonte si spiun i ish sigurimit të shtetit. Në dokumentin të cilin siguroi Report Tv thuhej qartësisht se personi me iniciale I.M., i cili rezultonte si spiun gjithashtu kishte pasur disa poste të larta politike në Shqipëri.

Që prej publikimit të këtyre fakteve Meta i ka cilësuar si të rreme, pa baza dhe të falsifikuara. Vetëm ditën e djeshme kreu i Partisë së Lirisë pas kallëzimit të Autoritetit të Dosjeve u shpreh se institucionet janë në shërbim të kryeministrit dhe se po kryhet një shantazh politik me urdhër të Ramës.

Ish-kreu i shtetit ka bërë kallëzim penal për Gentiana Sulën, Albert Nikollën, Altin Hoxhën, Gjergj Markun dhe Skënder Vrionin me pretendimin se kanë falsifikuar dokumentet shtetërore, kanë bërë falsifikim kompjuterik, kanë falsifikuar vulat, stampat apo formularët, kanë shpërdoruar detyrën, kanë përhapur informata të rreme që ngjallin panik si dhe kanë zbuluar akte ose të dhëna sekrete. Në kallëzimin drejtuar SPAK dhe prokurorisë së Tiranës, kërkon që të bëhet hetim i plotë, objektiv dhe i pavarur brenda një afati sa më të shpejtë.

Për Metën, socialistët kanë bërë gati draftin për ta dorëzuar në Kuvend, për të eliminuar të gjitha pengesat ligjore që i mohonin Autoritetit të Dosjeve të drejtën për të verifikuar politikanët që më herët janë pajisur me certifikatën e pastërtisë së figurës nga komisionet Mezini-Bezhani në vitet ’90.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Donte që fëmijët dhe bashkëshortja të varroseshin në të njëjtin vend"

Nuk u lejua të merrte pjesë në varrimin fëmijëve, reagon avokati i Erdgys Arrazit

“E thonë hapur që synojnë të ndërhyjnë në...”

Rezoluta e PS/ Alibeaj zbulon skenarin e qeverisë

Kreu i SYRIZA do vizitojë Shqipërinë

Stefanos Kasselakis takim me minoritetin në Drobull!