Kosova ka humbur 2-1 në Ëindsor Park (Belfast) ndaj Irlandës së Veriut, sfidën e vlefshme për Nations League. Dardanët e nisin shumë mirë ndeshjen dhe mund të merrin epërsinë që në minutën e pestë.
Milot Rashica gjendet mrekullisht me topin në këmbë shumë afër portës, por goditja e tij lë për të dëshiruar. Ekipi i Giresse ka një tjetër mundësi të artë në minutën e 12-të, por tani është Vedat Muriqi që provon me kokë, por pa rezultat.
Vendasit zgjohen dhe “kërcënojnë” portën e mbrojtur nga Muric në minutën e 39-të me Dion Charles. Pjesa e dytë do fillonte shumë mirë për mysafirët, teksa do vinte goli magjik i Vedat Muriqit.
Ekipi i Baraclough do vendoste ekuilibrat me Whyte G, 10 minuta nga fundi, ndërsa 3 pikët kësaj përfaqësueseje do ia jepte Magennis (93’) Sfida e radhës për Kosovën është në shtëpi ndaj Qipros, ndërsa Irlanda e Veriut udhëton në Greqi.