Një sasi prej 2275 ton naftë kontrabandë është sekuestruar nga policia në Durrës. Sipas policisë kanë qenë dhjetë persona, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kontrabanduar nga Libia në Shqipëri, me një anije çisternë.
Në pranga janë vënë 4 shtetas të huaj, ndërsa ka nisur procedimi penal për 6 persona të tjerë. Mes të arrestuarve është edhe kapiteni i anijes. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar anija çisternë, sasia e naftës dhe disa aparate celulare.
NJOFTIMI I POLICISE
Durrës/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Ring”, sekuestrohen 2275 ton naftë.
Operacioni, pas hetimit disamujor nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe Policia Kufitare Durrës, me mbështetjen e Kapitenerisë Detare Durrës, Rojës Bregdetare dhe Autoritetit Portual Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Transportuan me anije çisternë, nga Libia në Shqipëri, 2275 ton naftë kontrabandë, vihen në pranga 4 shtetas të huaj, procedohen në gjendje të lirë 6 bashkëpunëtorët e tyre.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, strukturat e Policisë së Shtetit, pas një hetimi disamujor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me mbështetjen e Kapitenerisë Detare Durrës, Rojës Bregetare dhe Autoritetit Portual Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ring”.
Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
Z. A., 54 vjeç (kapiteni i anijes), M. A., 25 vjeç, A. A., 43 vjeç, të tre banues në Libi dhe B. T., 25 vjeç, banues në Siri.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
A. B., 43 vjeç, A. A., 46 vjeç, A. N., 40 vjeç, A. E., 53 vjeç, A. H., 21 vjeç dhe A. K., 29 vjeç, të gjithë banues në Libi.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kontrabanduar nga Libia në Shqipëri, me një anije çisternë, 2275 ton naftë, e dyshuar kontrabandë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar anija çisternë, sasia e naftës dhe disa aparate celulare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontranda më mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”, të kryera në bashkëpunim.