MENU
klinika

“S’jam e autorizuar për të përdorur emra”

Kryemadhi tregon çfarë tha Yuri Kim për Lulzim Bashën

16.09.2022 - 11:48

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka ndarë të tjera detaje nga takimi i një dite më parë me ambasadoren e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim për cështjen e financimit rus.

Kryemadhi tregon se ambasadorja kërkoi që të rritej vigjilenca, ndërsa thekson se diplomatja e lartë ndau edhe një deklaratë të DASH.

“Kemi të instaluar në Shqipëri një pushtet si në Rusi. Deri vjet në kishim një opozitë të kapur, ishte ajo që i hapte rrugën veprimeve të paligjshme dhe uzurpimit të institucioneve.

Ajo që dua të theksoj është që nuk më vjen mirë që në një investigim të shërbimeve të SHBA nxjerr Shqipërinë dhe partitë politike, kjo është një gje e keqe sepse nuk të lejon të zhvillohet vendi.

Pra këto hapa prapa që ne kemi bërë përdorimi i influencës ruse e ka distancuar Shqipërinë nga BE. Duam apo nuk duam ne që Shqipëria të jetë pjesë e BE

Ajo që kërkoi ambasadorja ishte që të rritej vigjilenca dhe të ndante një deklaratë të DASH me partitë politike për ta zyrtarizur atë, kur financimi i parave kontrollohet nga KQZ”, u shpreh Kryemadhi për Euronews.

Ndërkohë e pyetur se cili ishte qëndrimi i ambasadores për ish kreun e PD, Lulzim Basha, Kryemadhi tha se nuk u përmend asnjë emër nga ana e Yuri Kim.

“Absolutisht jo! Ambasadorja amerikane ishte e qartë, ishte zyrtare në deklaratën e saj. Nuk u përmend asnjë emër individual, as parti politike, pavarësisht se ne mund të kemi dëshira për të përmendur emra të ndryshëm! Mendoj që edhe për disa pyetje që iu drejtuan asaj ajo tha se nuk ishte e autorizuar për të përdorur emra”, tha Kryemadhi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Rama: Po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë

Turi i kryeministrit vazhdon sot me shqiptarët në Itali

“Kush tërheq litarin do mbytet”!

Mitsotakis bën fushatë me djalin e Fredi Belerit

“Vende të BE po marrin shembull marrëveshjen tonë”

Pas polemikave, Meloni optimiste për paktin me Ramën

3,3 milionë në 5 muajt e parë të vitit

Rekord pasagjerësh në Rinas