MENU
klinika

I dënuar me 13 vite burg për tentativë vrasje

Kush është 30-vjeçari i arrestuar në Shkodër

20.09.2022 - 15:43

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 13 vjet burgim për vrasje të mbetur në tentativë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Four”, u arrestua Ardit Brahimi, 30 vjeç, banues në fshatin Trush.

NJOFTIMI I POLICISE

Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 13 vjet burgim për vrasje të mbetur në tentativë.

Kapen dhe vihen në pranga edhe 3 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim, 2 për kultivim të bimëve narkotike dhe 1 për mashtrim. Nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit “Four”, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Ardit Brahimi, 30 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin e formës së prerë, të datës 28.04.2022 e ka dënuar këtë shtetas, me 13 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, në maj të vitit 2018, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E. S., 47 vjeç, banues në Vau i Dejës.