MENU
klinika

"Përplasje me drejtuesit e lartë"

Largimi i Gledis Nanos, Fuga: I janë kërkuar gjëra që prekin betimin mbi flamur

01.09.2022 - 18:34

Akademiku Artan Fuga ka komentuar debatin e krijuar në vend, pas vendimit të qeverisë për rihapur bastet sportive, 4 vite pas operacionit “Fundi i Marrëzisë”.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ai tha se vendimin për të financuar sportin me taksat e mbledhur nga bastet sportive e sheh si të gabuar dhe theksoi se kjo do të sjellë varfërimin e ekonomisë familjare shqiptare.

“Nëse një sektor, si sporti do ta mbështes te bastet, kjo do të thotë se një numër shumë i madh meshkujsh, në vend të punojnë, në vend të arsimohen dhe të krijojnë vlerat e parasë dhe të jetës nëpërmjet punës do të parazitojnë”, tha Fuga teksa argumentoi qëndrimin e tij.

Profesori i Filozofisë analizoi edhe letrën e largimit të ish-Drejtorit të policisë së Shtetit, Gledis Nano, duke nënvizuar se në gjykimin e tij tregon një përplasje të fortë me drejtuesit e lartë të shtetit, pasi mungonte një falënderim për ta.

Sipas Fugës, fakti që Nano tha se nuk mund të shkel mbi betimin e tij mbi flamur, përbën një deklaratë të fortë dhe tregon se i është kërkuar të bëjë gjëra që cenonin këtë betim.

“Ish-drejtori falënderon me policë, me qytetarë, dhe familjen e vetë por as një nga drejtuesit e shtetit. Për mua ka pasur një konflikt të hapur. Nuk është ndihmuar nga drejtuesit politikë të shtetit në punën e tij. Gjëja e dytë nga analiza e asaj letre, ai thotë se unë po iki se jam betuar mbi flamur. Lë të kuptojë se i janë kërkuar gjëra që prekin betimin e tij, jo një situatë të caktuar policore. Ai thotë s’mund të shkel mbi betimin tim dhe kjo është deklaratë e fortë. Dhe e treta është se ai si të thuash, në një farë mënyrë, përmend familjen dhe vlerat me të cilat është rritur, pra ai, në fund të fundit sikur na thotë shiko ju nuk keni asnjë mbështetje tjetër nga ato që njerëzimi ka krijuar për të mbajtur në këmbë. Ishte një letër shumë, shumë e hidhur dhe në kuptime të jashtëzakonshme në planin komunikativ”, tha Fuga.

Vendimi për bastet. E keni quajtur turp që shteti të adresojë specifikisht që lekët e basteve zhvillojnë sportin. Çfarë do sjell kjo?

E kam termin turp, se në atë takim tha dikush që na vjen turp që s’kemi më shumë buxhete. Unë nuk kam asgjë as me industrinë e vesit dhe të qejfit, sa kohë vesi është personal dhe nuk dëmton të tjerët brenda ligjit. Unë po hyj te kjo gjë që na u paraqit sikur financimi i sporteve dhe sidomos futbollit me anë të taksave që merren nga agjencitë e basteve online është model i përkryer. Unë jam kundër. Arsyeja e parë është se lidhja funksionale para nga bastet me futboll ka anë negative që janë shfaqur. Industria e basteve ndikon mbi industrinë e sportit dhe manipulon rezultatet. Këtu duhet reflektim i madh.

E dyta. Këto baste nuk janë të një amerikani, apo evropiani, sepse bastet sportive në Shqipëri janë të tilla që realizohen kryesisht nga burrat. Burrat në mëngjes janë te bastet. Dua të them që ekonomia shqiptare ka një buxhet të familjes që 80% shkon për nevojat bazë, dhe 10% shkon për argëtim, informacion, kulturë. Kur unë them që industria e sporteve do financohet nga bastet, mua më del sesa më shumë baste të vihen, aq më shumë do pasuroj sportin, por do varfëroj buxhetin e familjes shqiptare, te libri. Lidhja me internet, kultura, që një familje e bëjnë të kulturuar.

Dhe e treta nëse një sektor do ta mbështes te bastet, kjo do të thotë se një numër shumë i madh meshkujsh, në vend të punojnë, në vend të arsimohen dhe të krijojnë vlerat e parasë dhe të jetës nëpërmjet punës, unë ju them shkoni drejt basteve se sa më shumë të vini aq më shumë do zhvillohet sporti. Se na thonë edhe në filan vend me këto taksa financohet edukimi, por është tjetër sociologjia e atyre që vënë bastet në Shqipëri, ndryshe nga Franca, Britania. Unë me parazitizmin nuk mund të edukoj një shoqëri.

Pse erdhi tani ky vendim? Artikulimet e kryeministrit Rama kur i mbylli bastet dhe tani që do i hapë si i shihni?

Unë nuk i qëndroj asaj që t’iu kërkoj politikanëve që t’i qëndrojnë disa gjykimeve dhe vlerave. Ehe publiku e di shumë mirë, se për politikanë të ndryshëm për këtë çështje kemi dëgjuar deklarata të ndryshme kontradiktore. Nuk mund të anatemoj faktin se një politikan pas disa vitesh ndryshon mendim për një gjë. Unë i qëndroj të drejtës së njeriut për të ndryshuar mendim, por nuk mund të paraqitet si një masë e përkryer që sporti të financohet nga industria e vesit, papunësisë. Nuk i kërkoj politikës që të mbajë besën.

Ka të paktën dy tre vjet që në politikat dhe politik bërjen shqiptare ka një prirje që unë e shoh me shumë shqetësim dhe kujdes. Janë disa gjëra që tradicionalisht janë menduar të pa mendueshme, të pa bëshme, ne i bëjmë. Është prirje e sforcuar për të kaluar përtej disa kufijve etikë dhe moralë që respektohen në të gjithë komunitetin modern dhe botëror. Kjo është një lloj dëshire për të gjetur rrugë të tjera për t’u konsideruar si modernë por ka aventurë brenda. Pra nuk mund të ndërtojmë aleance me Serbinë, ne e bëjmë. S’mund të kritikohet BE, unë e bëj. Nuk jepet prona dhe pasuria publike, privatit, unë e bëj. Pra ka një psikozë, për të kapërcyer vlera të qëndrueshme. Në Shqipëri nuk lejohet kanabisi, ne e bëjmë. Ka aventurizëm politik që lëkundet mes një gjëje të lavdërueshme për të kaluar tradicionalitetin, por bërë kështu në masë, pa studime dhe nisur duke thënë njëherë një gjë, dhe njëherë tjetër një gjë tjetër, është hedhje në humnerë, për dëshirë për të lënë gjurmë në histori, ose për të bërë protagonizëm, ose një hall i madh që buxheti i shtetit ka nevojë të lemerishme për para dhe jemi në gjendje të vështirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si do ta kontrollojmë territorin me dronët super-inteligjentë?

Çuçi: Pse ia propozova Ramës emrin e Gledis Nanos


“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin