Kjo ishte një verë ku legjionarët kuqezi, mbi të gjitha ata që aktivizohen në Serie A, u lakuan jo pak. Marash Kumbulla dhe Berat Gjimshiti ishin dy lojtarët më të përfolur, emri i tyre u lidh thuajse me çdo klub që kërkonte një qendërmbrojtës.
U fol për një transferim të tyre në dy ekipet e Milanos, Inter e Milan, gjithashtu emri i Kumbullës u përfol dhe për një kalim te Fiorentina apo Torino, por në fund Kumbulla zgjodhi të qëndroj te Roma, për fat të keq fundi i merkatos e gjeti të “parkuar” në infermieri pas një dëmtimi në kofshë. I njëjti diskutim edhe për Berat Gjimshitin.
Elseid Hysaj ishte një tjetër emër i lakuar jo pak në këtë merkato vere, por ndryshe nga Gjimshiti e Kumbulla, ofertat për Hysaj ishin me pikatore, më saktë e kërkojë vetëm Valencia, por në pamundësi ekonomike për ta blerë, anësori kuqezi mbeti te Lazio-s.
Edhe Hysaj si Kumbulla dhe Gjimshiti, këtë periudhë post-merkato është i detyruar ta kalojë në infermieri. Nedim Bajrami ishte pa diskutim një tjetër legjionarë shumë i përfolur, për fantazistin kuqezi u interesuan shumë ekipe brenda Serie A, mbi të gjitha Fiorentina dhe Sassuolo, por në fund Bajrami qëndroi tek Empoli.
Nuk ndryshoi skuadër as Etrit Berisha, pavarësisht se humbi statusin e titullarit te Torino nuk arriti të gjej një skuadër të re. I vetmi legjionarë në Serie A që arriti të ndryshojë skuadër ishte Kristjan Asllani. Ylli kuqezi është pa diskutim lëvizja më e bujshme në këtë merkato vere. Asllani u transferua nga Empoli tek Inter për një shumë prej 14 milionë euro.
Në këtë merkato vere ndryshuan skuadër Strakosha dhe Rey Manaj, i pari përfundoi te Brentford ndërsa sulmuesi nisi një aventurë të re në Championship tek ekipi i Ëatford.
Ndryshe nga se pritej, pavarësisht se ofertat për të ishin lumë, nuk ndryshojë skuadër as Armando Broja. Chelsea preferojë ta mbajë në skuadër, të paktën deri në merkaton e janarit.