MENU
klinika

Pas 3 mbrojtësve titullarë

“Mallkimi” kuqezi, Kombëtares i dëmtohet edhe portieri

01.09.2022 - 18:58

Shtatori ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme për ekipin kombëtar dhe trajneri Edy Reja. Pas Gjimshitit, Kumbullës dhe Hysajt, të tre mbrojtësve titullarë, dëmtohet edhe kapiteni.

Portieri i Torinos, Etrit Berisha, është dëmtuar. Për këtë arsye, trajneri i ekipit, Juric, e ka lënë në shtëpi dhe nuk e ka ftuar për sfidën e sotme me Atalantën.

Situata do të shqyrtohet ditë pas dite, teksa ekzaminimet mjekësore  do të jenë ato që do të thonë diçka më shumë. Ky është një lajm i keq edhe për trajnerin e Shqipërisë Edi Reja, në prag të ndeshjeve të Nations League në fundin e shtatorit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN