MENU
klinika

"The Guardian"

Luftë edhe psikologjike, Putini e ka llogaritur mirë çfarë po bën

03.09.2022 - 18:19

Vladimir Putin po bën një luftë ekonomike dhe psikologjike duke mbyllur tubacionin e gazit për në Europë, sipas një deklaratë të një ish-shefi i industrisë së energjisë, shkruan The Guardian.

Vendimi i gjigantit energjetik shtetëror rus Gazprom për të zgjatur mbylljen e flukseve të gazit përmes tubacionit të tij Nord Stream 1 ka rritur panikun në Britani, tha Angela Knight, ish-shefe ekzekutive e shoqatës tregtare Energy UK.

Duke folur për Times Radio, Knight tha se Mbretëria e Bashkuar dhe Europa ishin bërë të varura nga energjia nga vendet që “nuk ishin edhe aq miqësore”.

Putin, në fakt po e luan jashtëzakonisht mirë luftën ekonomike, por edhe luftën psikologjike. Ne kemi qenë në panik si  edhe Europa  dhe nuk është për t’u habitur. Politika energjetike e Britanisë ka qenë “e gabuar për një kohë të gjatë”, shtoi ajo.

“Kjo është një tronditje vërtet e madhe”, përfundoi ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Russian Today/ "Askush nuk do të ngrijë së ftohti!"

“Rusia do të furnizojë Evropën me aq gaz sa ka nevojë”