MENU
klinika

"Koritza"

Lumi përmes “Parisit të vogël”

20.09.2022 - 16:31

          Edit Durham (1863-1944) e vizitoi Korçën, në vitin 1904. Bukuria e qytetit e befasoi. Ajo pa një qytet të bukur, që shkëlqente dhe kjo pamje i mbeti në kujtesë. Në librin “Brenga e Ballkanit”, ajo do të shkruante: “Korça është një qytet që të habit, është i pastër, shumë i pastër, madje qyteti më i pastër që kam parë në Perandorinë Turke, me rrugë të drejta të shtruara mirë, pa qenër e plehra nëpër këmbë…”

Disa vite pas vizitës së saj, prej vitit 1920 e në vijim, Korça kishte ndërruar pamje. Korçën e vjetër e përshkonte një lumë, nga lindja në perëndim, duke e ndarë Varoshin ortodoks (lagje) nga Kasabaja muslimane, kalonte mespërmes Pazarin dhe derdhej në Dunavec, një degëzim i lumit Devoll.

Përroi, që mblidhte ujërat e malit të Moravës, pothuaj shteronte gjatë verës dhe shkaktonte përmbytje vjeshtave, sidomos zonën e Pazarit. Për këtë shkak, autoritet lokale vendosën ta devijojnë dhe sot, aty gjendet një shëtitore.

Në shtypin e kohës, devijimi i lumit u pasqyrua kështu:

“Me qenë që Korça është një qytet i të interesuarve dhe i të diturve, intelektualëve, është diepe i kombësisë, qytet i dritës, Athina e Maqedonisë si e quanin grekët, atëherë Korça plakë pse nuk kërkon të bëhet dhe qytet modern i Shqipërisë si nga godinat, nga udhët edhe nga gjithë kollajllëket që kanë qytetet të qytetëruara, që të na thonë që jemi vërtet të qytetëruar, që të na thonë që jemi vërtet njerëz të qytetëruar dhe dimë të rrojmë dhe të trashëgojmë jetën tonë, – pse nuk kërkon të zbukurohet dhe të bëhet një i vërtetë sanatorium i Shqipërisë? Inxhinieri Ll. Th. Lapi”. (“Gazeta e Korçës”, e mërkurë, 4 gusht 1920)

“…Po me gjithëkëtë (me dëshirën për të qenë të qytetëruar), nga mot ofsharë (rënkuar), do epidemira dhe sëmundje, dhe me këto duhet biseduar nga ç’shkak vinë këto epidemira. Për ethet e tifos duan të thonë se fajin e ka gjoli i Maliqit, i cili do tharë a do mbushur një orë e më parë… Po në është gjoli i rrezikshëm për shëndetin e korçarëve, çështja e kanaleve, të ligave (gjirizeve) dhe të lumit të Korçës janë 100 herë, (më shumë), sa gjithë sëmundjet që vinë nga të rrjedhurat e ujërave të gjirizeve nëpër puset ku pijnë njerëzia dhe nga të derdhurat e këtyre gjirizeve si në lumë ashtu edhe në bashta a nëpër udhët dhe kudo gjetkë dhe nga mos patur çdo shtëpi të liga (nevojtore) të nevojshme”. (“Gazeta e Korçës”, e mërkurë, 4 gusht 1920)

“Bashkia ka ndërmend që lumin e qytetit ta kthejë nga Drenica. Realizimi i kësaj vepre do të jetë një nder i madh për Bashkinë dhe fitim për qytetin. Si nga pikëpamja e zbukurimit ashtu edhe nga pikëpamja e shëndetësisë. Të kthyerit e lumit është i domosdoshëm, prandaj z. Kryetar i Bashkisë dëshiron që kjo vepër të vihet në veprim sa më parë edhe sikur tërë punërat të lihen më vonë. Lumi do të kthehet rreth 450 metra matanë “çezmës së Shetros” dhe tërë vendi i lumit që do të shterohet do të përdoret atje ku duhet për rrugë, atje ku është mjaft i gjerë do të shitet për shtëpi dhe në një vend në treg do të ndërtohet një market modern. Për të përgatitur planin e duhur u ngarkuan prej bashkisë inxhinieri z.Vllamas dhe inxhinieri i Prefekturës z. J. Adham”. (“Gazeta e Korçës” 12 qershor 1926)

“Në Këshillën e djeshme, Bashkia bisedoi mbi planin e lumit, të cilin ia paraqiti inxhinier Vllamasi të mbaruar. Pas planit kuptohet se kjo punë madhështore do të kushtojë deri në 5 mijë napolona. Dhe po të vihet në zbatim kjo vepër, atëherë Korça do të ketë një bulevard të gjerë e të gjatë sa rrallë ka në shumë qytete të botës. Dëshirojmë të vihet sa më parë në veprim”. (“Gazeta e Korçës”, 31 gusht 1926)

 

 

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale