MENU
klinika

Lame: Nisi procesi i certifikatave

Mbyllen legalizimet në Librazhd

04.09.2022 - 13:28

Kreu i Kadastrës Artan Lame është ndalur në Librazhd për të deklaruar përfundimin e procesit të legalizimeve në këtë zonë.

Duke theksuar se në këtë bashki ndërtimet pa leje janë të shumta ai theksoi s’e tashmë ka nisur procesi i dhënies së certifikatave.

Artan Lame: Një pjesë marrin dhe certifikata, një pjes do të duhet të bëjnë dhe rregjistrimin.

Lame theksoi se mbyllja e kësaj faze tregon se akuzat për ryshfet në këmbim të marrjes së dokumenteve në të shumtën e rasteve nuk janë të vërteta.

Artan Lame: Njerëzit sa herë që gjejnë një pengesë janë të prirur të thonë se e bëjnë për lekë. E bëjnë se duan para. Jo.

Kalimi online i shërbimeve sipas Lames bën që të mos jenë të domosdoshme zyrat në çdo bashki.

Artan Lame: Disa media po flasin se po mbyllet zyra e Tropojës, ku do të vemë ne kur të kemi një hall, e kështu me radhë. Sa më shumë gjëra të bëhen në rrugë elektronike, ty si qytetar nuk të duhet se ku është zyra. Ti aplikon online dhe e merr shërbimin po online.

Në Librazhd numri i banesave të legalizuara shkoi në 3300 objekte përfshirë këtu edhe Prrënjasin.