MENU
klinika

Milan e Inter me stadium të ri

Merret vendimi, ja kur do shembet “San Siro”

20.09.2022 - 19:01

Milan dhe Inter kanë marrë vendimin prej disa ditësh për të shembur stadiumin mitik “San Siro” dhe për të ngritur një stadium të ri, projekti i të cilit do të shkojë deri në 1 miliard paund.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, “San Siro” do të shembet i tëri, në mënyrë që të ngrihet stadiumi i ri “The Cathedral”, i cili do të ketë 60 mijë vende.

Mitiku italian do të shembet menjëherë pas ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore të Milanos në vitin 2026, ndërsa themelet për të ngritur stadiumin e ri do të nisin në vitin 2024, në mënyrë që të jetë gati për sezonin 2027/28.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN